...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia i kundërpërgjigjet NATO-s me 20 anije luftarake

Në përgjigje të provokacioneve Nato-iste, Rusia urdhëroi 20 anije luftarake për të shkuar në detin e zi, shumica e të cilave bartin armë taktike të afta për goditje të përpikta

SHJ

26/01/2022 - 17:42

Nato-ja njoftoi se disa nga vendet anëtare “po dërgojnë shumë anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore” ndërsa “vuri në dukje vendosjen e forcave ose shqyrtimin e mundësive për dërgimin e trupave dhe pajisjeve shtesë nga vende të shumta duke përfshirë Danimarkën, Spanjën, Francën, Holandën dhe SHBA-të” ndërsa vetë SHBA-ja vendosi 8,500 trupa në alarm për t`i zbarkuar ato në Evropën qendrore dhe lindore. 

Paralelisht SHBA-ja dhe Britania urdhëruan personelin e ambasadave të tyre dhe anëtarët e familjeve në Kiev që të largohen nga Ukraina ― një veprim që u kritikua nga ministria e jashtme ukrainase ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së, Joseph Borrell, tha se BE-ja nuk ka ndonjë plan të ngjashëm, sepse nuk dinte ndonjë arsye të veçantë, duke shtuar se do ta “informonte” Blinkeni. Në përgjigje të provokacioneve Nato-iste, Rusia urdhëroi 20 anije luftarake për të shkuar në detin e zi, shumica e të cilave bartin armë taktike të afta për goditje të përpikta.

Anëtarët e NATO-s lëkunden në prag të luftës. Kroacia, për shembull, tha se do të tërhiqte gjithë trupat nga Evropa lindore në rast lufte mes Rusisë dhe Ukrainës ndërsa politikanët e Finlandës dhe Suedisë, dy vende joanëtare në NATO, këmbngulin në ‘lirinë e zgjedhjes’―domethënë, se ata mund të zgjedhin të anëtarësohen në organizatë pavarësisht se Moska ka kërcënuar së fundmi se nëse vepronin kështu “do të kenë pasoja serioze ushtarake dhe politike”. Megjithëse Stokholmi është më i ndarë politikisht se Helsninki lidhur me anëtarësimin në NATO, partitë e majta social-demokrate janë kundër anëtarësimit ndërsa opozita e qendrës së djathtë është e bashkuar për t`iu bashkuar organizatës.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA