Separatistët pro-rusë thirrën popullin të braktisë lindjen e Ukrainës ndërsa Putini provon armët bërthamore
Autoritetet në Donetsk dhe Lugansk thirrën për braktisjen e vendit nga gratë, fëmijët dhe të moshuarit ndërsa meshkujve 55 vjeç dhe më të rinj iu kërkua të rrinin
SHJ
18/02/2022 - 20:24
Pas dështimit me parashikimin e parë se Rusia mund të “pushtonte” Ukrainën në 16 shkurt, pala amerikane filloi të përsëriste pretendimin se Rusia mund të krijonte skenarë për provokime të rreme të cilët me radhë do të krijonin pretekste për kundërpërgjigje nga Rusia. Por në krye të thuajse 48 orëve të këtij pretendimi u njoftua e kundërta: braktisja e lindjes së Ukrainës nga qytetaret, sepse ushtria e Ukrainës mund të sulmonte rajonin.
Si pasojë, separatistët thirrën qytetarët të braktisnin banesat dhe të shkonin në tokë ruse. Kjo thirrje erdhi rreth një orë pas një shpërthimi (i cili ishte shkaktuar nga një bombë ndaj një automjeti) në ndërtesën qeveritare të Donetskut dhe pas shumë shpërthimeve të tjerë përpara tij. Voa raportoi se kishin ndodhur afro 600 shpërthime të premten në mëngjes 100 më shumë se të enjten.
Për pasojë, autoritetet në Donetsk dhe Lugansk thirrën për braktisjen e vendit nga gratë, fëmijët dhe të moshuarit ndërsa meshkujve 55 vjeç dhe më të rinj iu kërkua të rrinin. Ukraina e përgënjeshtroi pretendimin rus.
Njëkohësisht u njoftua se Rusia do të zhvillojë stërvitje me raketa bërthamore. “Në 19 shkurt, nën mbikqyrjen e komandatit suprem të forcave ushtarake ruse Vladimir Vladimiroviç Putin, një stërvitje e planifikuar e forcave të përfrikësimit strategjik do të ndërmerret, përgjatë të cilave raketa balistike dhe kruis do të lëshohen, [me qëllim që] të kontrollohet gadishmëria e organeve ushtarake, skuadrave të lëshimit të luftanijeve dhe bartësve të raketave për të zhvilluar detyrat e tyre, dhe të provojnë sigurinë e armëve bërthamore dhe jobërthamore”, citon njoftimi.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 436 reads



