...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Zelenski, lufta e tretë botërore dhe implikimet me taktiktat luftarake

Përdorimi i qytetarëve si “mburojë” nuk synon thjesht mbrojtjen e ushtrisë në fjalë nga goditjet e fuqishme por dhe ekspozon palën kundërshtare―e tregon atë si të pamëshirshme ose nazifashiste

Ylli Përmeti

23/03/2022 - 09:24

Një ditë pasi negociatori kryesor i Rusisë tha se palët janë afruar më pranë marrëveshjes lidhur me çështjen e heqjes dorë nga Ukraina prej qëllimit të saj për t`u anëtarësuar në Nato, Zelenski tha gjatë një interviste me CNN se ai ishte gati të bisedonte me Putinin por paralajmëroi se nëse përpjekjet për bisedime të çdo lloji dështonin do të thoshte se lufta mes dy vendeve mund të çojë në një “luftë të tretë botërore”!

Hamendësisht, Zelenski kishte në mendje përfshirjen perëndimore në luftën e Ukrainës, sepse lufta botërore nuk varet nga ai por nga Nato-ja dhe Uashingtoni. Kjo nuk është e hera e parë që Zelenski “paralajmëron” me luftë botërore. Ai ka bërë thirrje thuajse çdo ditë për përfshirjen e perëndimit në luftë. Akuza i tij më i ashpër ka qenë kundrejt paralamentit gjerman: ai i akuzoi gjermanët se po “bishtnonin përgjegjësitë e tyre dhe po ringjallnin të kaluarën e dhimbshme”, duke nënkuptuar kohën e “nazistëve”.

Ndërsa ai nuk mund të jetë më i drejtëpërdrejtë me perëndimorët, disa deputetë të qeverisë së tij dhe ushtarakë shprehen më qartë: ata ndihen të tradhëtuar nga perëndimi. “Tani, mes nesh është një ndjesi tradhëtie...ne ndihemi të braktisuar dhe të zhgënjyer nga shumica e botës”, tha mes të tjerash Inna Sovsun për “Sky News Australia”, drejtuese e një partie pro-evropiane dhe deputete e parlamentit ukrainas. 

Ndërsa efekti i ndjesisë së tradhëtisë dhe i zhgënjimit mes elitës properëndimore ukrainase duhet parë në raport me çka i është premtuar asaj nga elitat perëndimore përpara së shpërthente lufta me Rusinë ―hamendësisht, përfshirje në luftën e Ukrainës me Nato-n―Zelenski po propagandon për ditë gadishmërinë e tij për negociata duke iu drejtuar drejtpërdrejt Putinit: madje duke i thënë të “ulen si burrat” dhe të bisedojnë. Ai hodhi dhe idenë e zhvillimit të një referendumi mbi pikat e marrëveshjes për paqe me Rusinë. Ideja e tij, sidoqoftë, u refuzua nga Moska me argumentin se mund të dëmtonte bisedimet.

Këmbngulja e Zelenskit për bisedime ― për realizimin e një marrëveshje për paqe―, buron nga “besimi” që ka krijuar ai dhe perëndimi në përgjithësi se ushtria ukrainase është e fortë ndërsa ushtria ruse e dobët dhe për pasojë ajo nuk mund ta fitojë luftën. Propaganda perëndimore është zhvendosur nga paraqitja e Rusisë si “agresore” kur ishte përqendruar në kufijtë me Ukrainën, në paraqitjen e saj si e dobët dhe shkaktare e “krimeve të luftës”, duke shtuar dhe mundësinë e përdorimit të armëve kimike dhe biologjike nga ajo pikërisht sepse...është e dobët dhe e paorganizuar!

Në rastin e parë zhvendoste vëmendjen e popujve nga agresori i vërtetë ―ekspansioni i Nato-s dhe krijimi i një marjonete nacionaliste në Ukrainë për ta përdorur kundër popullit rus në Ukrainë dhe Rusisë―  ndërsa në rastin e dytë akuza perëndimore për krime lufte ka një farë të drejte por nuk përmend paralelisht taktikën e ushtrisë ukrainase për të cilën është në dijeni Ushingtoni: përdorimin e qytetarëve të papërfshirë në luftë nga ushtria ukrainase si “mburojë”. Por edhe në këtë rast, ushtria ruse nuk është pafajshme, meqënse është në dijeni se qytetarët do të përdoren nga ushtria ukrainase dhe për të njëjtën arsye ajo duhet të ishte më e kujdesshme.

Përdorimi i qytetarëve si “mburojë” nuk synon thjesht mbrojtjen e ushtrisë në fjalë nga goditjet e fuqishme por dhe ekspozon palën kundërshtare―e tregon atë si të pamëshirshme ose nazifashiste. Deri tani ushtria ukrainase e ka arritur deri diku qëllimin e saj: edhe të mbrohet edhe ta paraqesë kundërshtarin si “nazifashist”. Sigurisht, me ndihmën e medias perëndimore pavarësisht se pretendimet ukrainase janë përcjellë dhe nga media ruse. Kjo taktikë ka frenuar përparimin e ushtrisë ruse. Mirëpo, kësaj taktike ukrainase mund t`i shtohet dhe taktika tjetër: përdorimi i armëve kimike ose biologjike!

Për këtë të fundit, palët ―Uashingtoni dhe Moska― kanë akuzuar njëra-tjetrën. Domethënë, se ushtria ukrainase zotëron armë të kësaj natyre dhe mund t`i përdorë ato ndërsa Uashingtoni e refuzon akuzën. Në fakt, siç tregon një analizë e “The Guardian” (What are Russia’s biological weapons claims and what’s actually happening? 22 mars 2022), ushtria ukrainase ka zhvilluar armë të tilla me ndihmën e Uashingtonit duke shkelur edhe një herë të drejtë ndërkombëtare. Madje është pranuar nga vetë e dërguara e Uashingtonit, Viktoria Nuland.

Këto lloj armësh ―nëse janë në duart e ushtrisë ukrainase― mund të përdoren sipas taktikës tjetër, “flamurit të rremë”, përdorimin e të cilës e këshillojnë disa nga “komentatorët” perëndimorë. Nëse përdoret dhe vdesin shumë njerëz, Rusia implikohet vetëm nëse ajo nuk mundëson një hetim të pavarur. Por implikohet dhe perëndimi―në kuptimin e përdorimit të sulmit me “armë” biologjike si pretekst për t`u përfshirë në luftë, këtë herë botërore!

Në fund, vlen të përmendet fakti se kur raportohet një sulm me raketa në pjesë të ndryshme të Ukrainës dhe në zona të banuara, gazetarët tregojnë Rusinë sepse atë tregojnë në Kiev. Por nuk përpiqen të tregojnë as udhëtimin e raketave ―se nga lëshohen ato― as edhe ndonjë copës rakete pas shpërthimit ―se kujt i përket ajo: raketave ruse apo ukrainase!? Këto “tregime” janë lehtësisht të gjendshme dhe mund të ndihmojnë dhe në hetimin e ngjarjeve kriminale.     

Propaganda perëndimore ―se forcat ushtarake ukrainase po përdorin taktika të mbarëvajtshme kundër ushtrisë ruse të çorganizuar― vazhdoi njësoj në ditët e para të javës së pestë të luftimeve. Një ndër taktikat ushtarake që përmendin kolonelët amerikanë të Uashingtonit është kundërmësymja gjatë natës! Ata pohojnë se janë trajinuesit angloamerikanë që i kanë mësuar ushtrisë ukrainase taktika ndërluftuese prej tetë vitesh.

Mirëpo nuk përmendin “taktikën e shqytës” kur ka plotë fakte! As përmendin ndonjë taktikë të përdorur nga ushtria ruse. Për shembull, kur thonë se forcat ukrainse kundërsulmojnë kur forcat ruse kthehen në linjat e pakta të frunizimit, jo vetëm që nuk e mbështesin pretendimin e tyre në ndonjë fakt, për shembull, në ndonjë të dhënë të zbuluar nga gjiri i komandës ushtarake ruse, por nuk konsiderojnë as ndonjë taktikë të mundshme nga ushtria ruse, për shembull, tërheqjen e qëllimshme të saj!

Kjo lloj propagande, e cila bazohet kryesisht në përshtypje se sa në fakte, shkakton dy efekte njëherësh: krijon besimin se ushtarakët perëndimorë janë të aftë për trajinime ushtarake dhe krijon iluzionin në forcat ushtarake ukrainase por dhe në gjirin e qytetarëve ukrainas që kanë mbeshtetur politikat e Kievit, se ato mund ta fitojnë luftën. Në këtë mënyrë, lufta merr karakter të gjatë në kohë!   

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA