Ndalohet Ismet Azizi nga policia serbe
Ai është pyetur nga inspektorët e policisë në lidhje me qëllimin e themelimit të shoqatës, objektivat dhe synimet.
SHJ
28/06/2022 - 14:56
Pas më tepër se katër viteve të së ashtuquajturës “masë” e Policisë së Serbisë, Kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi u ndalua dje nga policia kufitare serbe në Bërnjak dhe u mor në pyetje për terrorizëm nga stacioni policor të Novi Pazarit.
Lidhur me ngjarjen Ali Daci, shkruan në profilin e tij në facebok:
Pas më tepër se katër viteve të së ashtuquajturës “masës” së Policisë së Serbisë, Kryetari i shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” Ismet Azizi u ndalua dje nga policia kufitare serbe në Bërnjak dhe u mor në pyetje për terrorizëm nga stacioni policor të Novi Pazarit.
Që nga vjeshta e viti 2017, dy vite pas themelimit të shoqatës “ Kosova për Sanxhakun” kur Ismat Azizi, kryetar, shkoi me disa aktivistë të shoqatës në varrimin e të ndjerit Shmeso Kuçeviq , kryetarit të Komunës së Tutinit, ka qenë nën këtë “masë” të policisë së Srbisë. Azizi në çdo hyrje dhe dalje në Serbi, policia kufitare ka qenë e detyruar ta ndalojë dhe për deri sa nuk merr pëlqimin nga qendra ai nuk ka mund as të hyjë e as të dalë nga territori i Serbisë. Dje pas një ftese zyrtare nga Muezu i qytetit të Novi Pazarit, me rastin e manifestimit në Përvjetorin e themelimit, ai udhëtoi paradite dhe u ndalua nga policia kufitare serbe dhe pas një pritje disa orëshe të ardhjes së policisë nga Novi Pazari, Azizi u mor në bisedë informative nga inspektorët e njësitit për terrorizëm. Sipas Azizit sjellja ishte korrekte dhe profesionale. Ai është pyetur nga inspektorët e policisë në lidhje me qëllimin e themelimit të shoqatës, objektivat dhe synimet.
Kryetari i OJQ “Kosova për Sanxhakun” ka dëshmuar punën e shoqatës në sajë të bashkëpunimit me institucionet dhe shoqatat në Sanxhak duke filluar nga Këshilli Kombëtar Boshnjak dhe organizata të tjera joqeveritare atje. Më këtë rast ai njoftoi policinë për akuzat që i bëhen nga individë, intelektualë dhe mjetet e informimit të Sanxhakut, për gjoja ekzistimit të Projekti për shqiptarizimin e boshnjakëve të Sanxhakut. Inspektorët u njoftuan se shoqata ka dy portale, atë të“ Kosova për Sanxhakun” dhe portali “Dardaniapress.net”, në dy gjuhët ku gjithçka është transparente. Në bazë sjelljes së policisë u nënkuptua se një masë e tillë ndalese ka qenë e pakuptimtë dhe se kinse duhet “hequr”.
Zoti Ismet Azizi u ndalua në pikën kufitare të Bërnjakut edhe gjatë kthimit por nuk u mbajtë gjatë sa në hyrje.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 96 reads



