Kriza zhyt gati 1 miliardë njerëz në uri dhe zi buke: Oxfam “shuplakë” G7 për hipokrizi
G7 i tha vetes se 323 milionë njerëz janë në prag të urisë së bukës, për shkak të krizës aktuale, një rekord i ri, ndërsa thuajse një miliardë njerëz, 950 milionë parashikohet të jenë të uritur në fund të vitit 2022
Ylli Përmeti
29/06/2022 - 16:10
Qëllimi i elitës amerikane në Ukrainë―ndrydhjen dhe gjunjëzimin e Rusinë―me duart e nacionalistëve ukrainas, nuk çoi vetëm në luftë, të cilës Putini mund t`i ishte shmangur, shkatërrime dhe mijëra vrasje, nga të dyja palët ndërluftuese, por çoi në krizë energjitike dhe ekonomike; këto të fundit, me radhë, çuan në krizën e urisë dhe zinë e bukës. Për këtë të fundit elitat perëndimore akuzuan Rusinë meqënse kjo e fundit kontrollonte portet e transportit dhe disa nga rezervat e kontrolluara gjatë përparimit të ushtrisë ruse në territorin ukrainas pa përmendur faktin tjetër se portet ishin minuar nga ushtria ukrainase dhe pa u çminuar ata asnjë anije nuk mund të udhëtonte drejt vendeve në nevojë.
Ndërsa kjo është një e vërtetë; tjetrën na e tregon Oxfam, një organizatë britanike e përqendruar tek uria, e cila tha, duke iu përgjigjur lajmit se G7 u zotua të jepte 4.5 miliardë dollarë për të trajtuar urinë botërore, se “G7 i tha vetes se 323 milionë njerëz janë në prag të urisë së bukës, për shkak të krizës aktuale, një rekord i ri. Thuajse një miliardë njerëz, 950 milionë parashikohet të jenë të uritur në fund të vitit 2022. Ne kemi nevojë për të paktën 28,5 miliardë dollarë më shumë nga G7 për të financuar ushqimin dhe investimet agrikulturore për të shfarrosur urinë dhe të mbushim hendekun e stërmadh të thirrjeve humanitare të OKB-së. Shuma prej 4.5 miliardë dollarë është vetëm një fraksion për të mbuluar nevojat. G7 mund të bënte më shumë këtu në
Gjermani për të ndaluar krizën dhe parandalonte urinë dhe urinë e bukës përgjatë botës”, tha përfaqësuesi i saj.
Më tej shton se “zotimi për më shumë para ishte pjesë e asaj se çfarë G7 mund të bënte për të ndaluar urinë. Ata mund të ndalonin bioenergjitë (lëndët bimore per prodhim energjie). Ata mund të anulonin borxhet e kombeve të varfër. Ata mund të taksonin përfitimet e tepërta të korporatave të ushqimit dhe energjisë. Më e rëndësishmja ata mund të ndalonin pabarazinë ekonomike dhe rrënimin klimatik që po përparon këtë uri. Ata nuk bërën asnjërën nga këto pavarësisht se kanë pushtetin të bëjnë kështu”.
Më tej sqaron një të vërtetë të madhe se “për çdo dollar që japin për ndihmë [vendet e pasura], vendet e varfëra duhet t`u kthejnë kreditorëve dy dollarë, zakonisht bankave në Nju Jork ose Londër të cilat kryejnë fitime të stërmëdha. G7 duhet t`i anulonte ato borxhe për t`u mundësuar atyre vendeve të shpenzojnë për të ushqyer popullin. G7 u zhvillua në të njëjtin vend, Gjermani 2015, ku një zotim u bë për të nxjerrë 500 milionë njerëz nga uria. Shtatë vjet më pas atje janë më shumë të uritur (335 milionë,) ndërsa janë rritur fitimet e korporatave, 24 muajt e fundit më shumë se gjatë 23 vitet e fundit”.
Ndaj ajo propozon krijimin e një fondi të ri ku të mos kontribojnë vetëm donatorët tradicionalë por korporatat dhe të tjerët që fitojnë nga çmimet e energjisë dhe ushqimit.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 73 reads



