...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia e gatshme të luftojë me perëndimin ndërsa e paralajmëron atë me tragjedi – Putin

Putini akuzoi perëndimin për agresion dhjetëveçar kundrejt Moskës dhe e paralajmëroi atë se nëse donte të mundte Rusinë në fushëbetejë ishte e mirëpritur të përpiqësh, por kjo do të sillte tragjedi në Ukrainë

SHJ

08/07/2022 - 09:22

Putini akuzoi perëndimin për agresion dhjetëveçar kundrejt Moskës dhe e paralajmëroi atë se nëse donte të mundte Rusinë në fushëbetejë ishte e mirëpritur të përpiqësh, por kjo do të sillte tragjedi në Ukrainë. 

Ne kemi dëgjuar shumë herë se perëndimi dëshiron të na luftojë deri në ukrainasin e fundit. Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon drejt kësaj”, tha Putini. Perëndimi ka dështuar të kontrollojë ose ndrydhë Rusinë, dhe sanksionet e tij ndaj Moskës kanë shkaktuar vështirësi por “jo në shkallën e synuar”, shtoi Putini. “Rusia nuk refuzoi bisedimet për paqe por sa më shumë të zgjasë konflikti aq më e vështirë do të jetë të arrihet një marrëveshje”, paralajmëroi ai perëndimin.

Ky është raporti sipas Reuters.

RT, telelvizioni shtetëror rus, raporton më shumë rreth vërejtjeve të Putinit, duke cituar gjithë fjalinë lidhur me qëllimin perëndimor: “Ne degjojmë sot se ata duan të na mundin në fushëbetejë. Mirë, ç`mund të them? Le të përpiqen. Ne nuk kemi filluar ende ndonjëgjë”, citohet të ketë thënë Putini.

Ai përmendi dhe përpjekjen e Rusisë për të krijuar një sistem të drejtë sigurie për të gjithë:

Nismat për të punuar bashkë mbi mbrojtjen nga raketat janë refuzuar, paralajmërimet për zgjerimin e papapranushëm të Nato-s, veçanërisht në dëm të ish Bashkimit Sovjetik, janë shpërnjohur”, tha ai.

Ai pranoi se “nëse qëllimi i perëndimit ishte të provokonte një konflikt mes Rusisë dhe Ukrainës, ai ia kishte arritur qëllimit”. Por në nivelin strategjik, perëndimi humbi kur Moska nisi operacionin e saj ushtarak në Ukrainë, duke sqaruar arsyen: “Ata duhet ta kenë kuptuar se ata kishin humbur që në fillim të operacionit tonë të posaçëm, sepse fillimi i tij do të thotë fillimin e rrënimit të plotë të rendit amerikan botëror” dhe se ky rrënim “nuk mund të ndalohet”.  

Lexo ndërkohë raportin gjysmakë të Voa-s të marrë nga Reuters:

Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se Rusia sapo kishte filluar në Ukrainë dhe sfidoi Perëndimin që të përballej me vendin e tij në fushën e betejës, megjithëse këmbënguli se Moska ështe ende e hapur ndaj idesë së bisedimeve të paqes.

Në një fjalim para udhëheqësve të parlamentit më shumë se katër muaj pas luftës, presidenti rus tha se sa më shumë të zvarritej konflikti, aq më shumë do të zbehej perspektiva për negociata.

"Kemi dëgjuar shpesh që Perëndimi do që të luftojë kundër nesh deri në ukrainasin e fundit. Është një tragjedi për popullin ukrainas, por duket se gjithçka po shkon në këtë drejtim", tha ai.

Por zoti Putin foli gjithashtu për mundësinë e negociatave.

"Ne nuk i refuzojmë bisedimet e paqes. Por ata që i refuzojnë ato duhet të dinë se sa më shumë përshkallëzohet gjendja, aq më e vështirë do të jetë për ta që të negociojnë me ne."

Ishte hera e parë pas disa javësh që Rusia i referohej diplomacisë, pas deklaratave të përsëritura nga Moska se negociatat me Kievin kishin dështuar plotësisht.

Kryenegociatori i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, hodhi poshtë idenë e zotit Putin për një plan kundër Rusisë nga Perëndimi.

"Nuk ka asnjë plan 'kolektiv të Perëndimit'. Vetëm një ushtri e caktuar (ruse) që ndërhyri në Ukrainën sovrane, duke bombarduar qytete dhe duke vrarë civilë," shkruante zoti Podolyak në Twitter.

Zoti Podolyak tha në Twitter këtë javë se kushtet e Ukrainës për të rifilluar bisedimet do të përfshijnë armëpushimin, tërheqjen e trupave ruse, kthimin e qytetarëve të rrëmbyer, ekstradimin e kriminelëve të luftës dhe njohjen e të drejtave sovrane të Ukrainës.  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA