Shqipëria një hap para Gjermanisë: 'bigradhërizimi' i detyrueshëm
SHJ
12/03/2017 - 09:35
Gjermania e bëri më të lehtë vrojtimin e qyteteve —pas krizës së sigurisë që u krijua nga emigrantët— duke amenduar ligjin e sigurisë së informacionit.[6] Amendamenti ‘lehtëson’ pronarët e ndërmarrjeve private dhe administratorët e institucioneve publike për të rritur shkallën e ‘sigurisë’. Ndryshe nga ky amendament dhe paralel me këtë zhvillim, qeveria “Rama” i ‘detyron’ ndërmarrjet private, administrat publike dhe institucionet publike (shkolla etj.) të instalojnë kamera deri në fund të vitit 2017-të! Dhe ndryshe nga Gjermania, ku amendamenti u kritikua nga opozita se cënonte liritë e qytetarëve (intruzion masiv), në Shqipëri nuk u kritikua as nga opozita as nga të ashtuquajturit ‘veprimtarë’ të ‘shoqërisë civile’. Opozita mungoi sepse ishte ajo e para që filloi ‘bigbradhërizimin’ e Tiranës (Basha kur ishte kryebashkiak!).
Në Gjermani, në të vërtetë, kritikët shkuan edhe një hap më tej: gjykuar nga rrjedhja e fundit e veprimtarisë përgjuese të CIA-s nga “Wikileaks”, se shërbimet inteligjente mund të kontrollojnë çdo sistem elektronik, mbrojtën argumentin se bigbradhërizimi i qyteteve jo vetëm që nuk e parandalon krimin, duke gjykuar nga qytetet që janë bigbradhërizuar por kamerat mund të shërbejnë si vegla për terroristët që t’i përdorin kundër një populli. Gjykuar dhe nga aftësia elektronike e policisë sonë, e cila krahasuar me mjeshtrat e organizuar të elektronikës, jo të shteteve kryesore, sigurisht (SHBA-së, Kinës, Rusisë etj.), por të mjeshtrave që kërkojnë të dëmtojnë një popull, kjo mundësi në anët tona rritet edhe më shumë![7]
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 66 reads



