...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rëndësia e ndryshimit të doktrinës ushtarake të Iranit për sigurinë tonë dhe zhvendosjet gjeopolitike në Lindjen e Mesme

Ndryshimet doktrinare dhe gjeopolitike në Lindjen e Mesme qeveria “Rama” dhe analistët e establishmentit politik nuk i kanë kuptuar; ndaj ushqejnë iluzione dhe thonë se ne jemi të sigurtë sepse jemi anëtarë në NATO ndërsa shërbimet tona inteligjente ndjekin propagandën e klasës politike dhe presin ndonjë të dhënë “sekrete” nga Irani!

Ylli Përmeti

23/07/2022 - 20:34

Përdorimi i dronit si mjet asgjësimi i asaj që quhet “opozitë” iraniane e syrgjynosur në Shqipëri bëhet i mundshëm jo vetëm sepse dronët mund të përdoren pa lënë gjurmë dhe nuk mund të kapen nga radarët në vende ku ka radarë ose sisteme anti-dronë dhe kursjenë jetën njerëzore por dhe sepse doktrina ushtarake e Iranit ka ndryshuar pas luftës në Ukrainë: ajo nuk do të jetë si në të kaluarën, duke sulmuar dhe duke u arratisur nga vendngjarja por do të jetë e dhëmbpërdhëmshme―çka nënkupton se do të jetë edhe e zbuluar, sidomos lidhur me Izraelin.

Këtë doktrinë e kanë pohuar zyrtarët e iranit sipas Financial Times. Vrasja e kolonel Hasan Sajid Kodaeit në maj të këtij viti, anëtar i forcës ushtarake Quds të Iranit, e cila është ushtria e jashtme e Ushtrisë Revolucionare, që njihen si organizata terroriste nga SHBA-ja, shënoi pikën e kthesës. Megjithëse asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër vrasjen e tij, autoritetet iraniane akuzuan ‘tiraninë botërore’, duke nënkuptuar SHBA-të dhe Izraelin.

Qoftë edhe përpjekjet e Bajdenit për bisedime me Iranin kanë ndaluar kryesisht sepse SHBA-ja e quan Gardën Revolucionare dhe Quds-in e saj si forca terroriste. Kodaei është raportuar se udhëhiqte operacione kundër Izraelit i cili ka sulmuar forcat ushtarake të Iranit në Siri me avionë gjatë viteve të fundit dhe ka shkaktuar jo pak humbje. Irani ka rol këshillimor në Siri dhe Irak për të ndihmuar forcat vullnetare për të mbrojtur veten. Besohet gjerësisht në Teheran dhe kryeqytetet perëndimore se shërbimi inteligjent izraelit ka qenë pas disa vrasjeve të lidhura me programin bërthamor.

Vrasja e fundit ndodhi në nëntor të vitit 2020 ndaj shkencëtarit bërthamor iranian Mohsen Fakrizadeh i cili dyshohësh për një kohë të gjatë se ishte koka e programit bërthamor iranian. Mes viteve 2010 dhe 2012 u vranë të paktën katër shkencëtarë bërthamor iranianë në Teheran por vrasja që shkaktoi zemëratë të madhe ishte vrasja e Kasem Sulejmanit, komandati i forcës Quds, nga SHBA-ja në vitin 2020 në Bagdat. Irani ka thënë se do të hakmerret ndaj zyrtarëve amerikanë ―nën administratën e Trampit― të cilët planifikuan vrasjen.

Si pasojë e ndryshimit të doktrinës ushtarake, këtë vit Grada Revolucionare mori përgjegjësinë për sulmin me raketa në një qendër inteligjente në Irak. Ky sulm u pasua nga një kundërsulm ajror i Izraelit pranë kryeqytetit të Sirisë në Damask ku u vranë dy komandatë të gardës. Ndërsa ka qenë ngurrues në të kaluarën të pranonte ndonjë sulm nga Izraeli, tani Irani zotohet se do të përgjigjet ndaj çdo sulmi ndaj forcave të tij në Siri ose përpjekjeve vrasëse brenda vendit.

Këtë “trimërim” të Iranit e kuptoi dhe Bajdeni; ndaj shkoi gjatë korrikut në Lindjen e Mesme―ku, për të krijuar një “rezitencë” më serioze kundër tij, tha se SHBA-ja nuk do ta lindte rajonin, sepse do të krijonte një zbrazëti për t`u mbushur nga Kina, Rusia dhe Irani. Megjithëse qëllimi i tij kryesor ishte të bindte Arabinë Sauditë që të hidhte në treg më shumë naftë me qëllim që të dëmtonte naftën ruse, një qëllim dytësor ishte krijimi e një aleance ushtarake mes Izraelit dhe Sauditëve për t`u mbrojtur nga Irani.

Në të dy këta qëllime Bajdeni dështoi, sepse Arabia Saudite deklaroi vërtet se do të hapte qiellin për fluturimet e Izraelit por tha paralelisht se do të normalizonte marrëdhëniet me Izraelin vetëm kur të zgjidhësh konflikti me palestinezët. Lidhur me qëllimin tjetër të Bajdenit―naftën, Arabia Saudite tha se do të rriste prodhimin vetëm kur të ketë kërkesë në treg.

Në të kaluarën Arabia Saudite, bashkë me Emiratet, kanë kërkuar më shumë ndihmë ushtarake nga SHBA-ja për t`u përballur me rebelët Huthi në Jemen të mbështetur nga Irani dhe nga vizita e Bajdenit nuk e bë e qartë se do të rritësh mbështetja dhe ndihma ushtarake ndaj të parës. Paralelisht presidentja i Forumit Ndërkombëtar të organizatës së BRICS, Purnima Anand, zbuloi se Arabia Saudite, Turqia dhe Egjipti planifikojnë t`i bashkohen organizatës. Deklarata e saj erdhi pas njoftimin nga Rusia se Argjentina dhe Irani kishin filluar procesin e përgatitjes për t`iu bashkuar organizatës BRICS ndërsa Sauditët dhe Emiratet kanë refuzuar kërkesën e Uashintonit për t`i vendosur sanksione Rusisë.

Emiratet, madje, kanë përdorur politika kufizuese për vizitorët e Ukrainës atje. Dy sunduesit e vendeve përkatëse kanë poshtëruar Bajdenin duke mos iu përgjigjur në thirrjet telefonike dhe Emiratet i janë përgjigjur kërkesës së Uashingtonit për rritjen e prodhimit të naftës se ata i përmbahen marrëveshjes së Opek-ut me Moskën. Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Golfit janë të mbushura me mosbesim dhe kanë një histori të gjatë. Por këtë mosbesim e theksoi lufta në Ukrainë dhe përpjekja paralele e Putinit për të krijuar një front anti-amerikan. Shtëpia e Bardhë e paraqiti udhëtimin e Bajdenit të mbrothët ndërsa tha se aleanca e re mes Arabisë Saudite dhe Izraelit do të kërkojë vite të lëndëzohet.   

Këto zhvendosje gjeopolitike janë të rëndësishme për të kuptuar të ardhmen e Shqipërisë me Iranin, Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Ndryshimet doktrinare dhe gjeopolitike në Lindjen e Mesme qeveria “Rama” dhe analistët e establishmentit politik nuk i kanë kuptuar; pa përmendur ndryshimet e tjera gjeopolitike që tregoj në vend tjetër. Ndaj ushqejnë iluzione dhe thonë se ne jemi të sigurtë sepse jemi anëtarë në NATO ndërsa shërbimet tona inteligjente ndjekin propagandën e klasës politike dhe presin ndonjë të dhënë “sekrete” nga Irani!      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA