...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Drejtuesi i Butrintit me bekimin e kuvendit “Rama” shtrembëron historinë e popullit tonë si kurrë më parë

Auron Tare ngre alarmin edhe një here lidhur me Butrintin, duke publikuar një video të profesor Richard Hodges, ish-drejtues shkencor i Fondacionit Butrinti, ku tregohet shtrembërimi i historisë sonë si kurrë më parë

SHJ

25/07/2022 - 17:34

Auron Tare, drejtues i hapësirave kulturore, ngre alarmin edhe një here lidhur me Butrintin, duke publikuar një video të profesor Richard Hodges, ish-drejtues shkencor i Fondacionit Butrinti, ku tregohet shtrembërimi i historisë sonë si kurrë më parë! Alarmi i tij vjen një ditë pas miratimit në kuvend të projektligjit për “drejtimin” e Butrintit nga i njëjti “profesor” gjatë 10 viteve të ardhshme. Në fjalët e tij:

Ne linkun e meposhtem, Ju mund te degjoni pjese nga leksionet e profesorit britanik Richard Hodges, ne auditoret e Universiteteve Europiane. Prof. Hodges ish- Drejtues Shkencor i Fondacionit Butrinti,  shpjegon qartesisht mendimet e tija mbi themelimin e Shtetit Shqiptar duke e quajtur ate “Shtet Artificial” i krijuar jo nga perpjekjet e shqiptareve per pavaresi  por nga Britaniket dhe  Fuqite e Medha. Po keshtu, si pjese e leksioneve te tija prof. Hodges ju meson studenteve te huaj se ne fakt Lufta Ballkanike e 1913 nuk ishte nje Lufte ku Jugu i Shqiperise u dogj teresisht nga ushtrite Greke, ku popullata e kesaj treve nuk shkoi ne ullishtat e Vlores ku nje pjese e madhe e femijeve dhe grave vdiqen nga uria dhe semundjet, ku fshatra te tera nuk u rrafshuan pertoke, ku burrat e Hormoves nuk i theren ne Kishen e fshatit. Perkundrazi  sipas prof. Hodges kjo zone e quajtur Epir u zbras nga popullata Greke duke ikur ne Korfuz dhe ne Greqi si rezultat i shqiptareve.

Nje transformim kaq thelbesor i historise se filleses se Shtetit Shqiptar nuk mund ta gjeni ne asnje tekst historie te vendeve fqinje,  por sic mund ta degjoni ne linkun e meposhtem   kjo teze jepet ne Universitetet Europiane  nga Prof. Hodges.  

Prof. Richard Hodges, eshte personi te cilin Ju e votuat ne unanimitet per te qene njeriu qe jo vetem do te drejtoje per 10 vitet e ardhshme Qendren e Trashegimise Boterore te Butrintit, por do te jete personi qe do te rishkruaje te gjithe historine e kesaj Qendre Arkeologjike Shqiptare.

Duke Ju uruar degjim te kendshem te Leksioneve te prof. Richard Hodges.

Juaji

Auron   

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA