Lufta e re e Uashingtonit në Azi: Kina kundër Tajvanit
Strategjinë e Uashingtonit e ka kuptuar Kina prej vitesh dhe kjo është arsyeja që ajo ka filluar luftën ekonomike me Tajvanin krahas përqendrimit të forcave ushtarake në rajon. Por ngaqë lufta ekonomike nuk e eliminon qëllimin amerikan, Kina do të përdorë dhunën ushtarake në Tajvan, njësoj si në rastin e Ukrainës ku SHBA-ja detyroi Putinin të ndërhynte ushtarakisht. Qëllimi i Uashingtonit është të nxisë një luftë tjetër të ndërmjetme, sepse vetëm kështu mund t`i kundërvihet Kines, rivales së tij, pa u përfshirë drejtpërdrejt në luftë.
Ylli Përmeti
31/07/2022 - 12:24
Pas dështimit të fundit në fund të qershorit, Pentagoni njoftoi rreth dy javë më pas, në 13 korrik, se kishte provuar me mbrothësi dy raketa të ndryshme hipersonike. Ky fakt, dhe fakti tjetër se Rusia dhe Kina kanë zhvilluar armë të ngjashme më herët se SHBA-ja dhe raportet mes tre superfuqive janë përkeqësuar më shumë se gjatë luftës së ftohtë, detyroi këshilltarin kombëtar britanik, Sër Stephen Lovegrove, të paralajmërojë se rrezikojmë të shkojmë drejt luftës bërthamore. Ai tha se “superfuqitë e kuptonin njëra-tjetrën më mirë gjatë luftës së ftohtë dhe se që nga ajo kohë ka një rrënim në kumtime, çka do të thotë se ka rrezik më të madh për përshkallëzim aksidental. “Ne kemi shqetësime të qarta rreth programit të modernizmit bërthamor të Kinës i cili do të rritet në arsenalin e saj në numër dhe lloje në sisteme armësh bërthamore”. Ai sqaroi se “gjatë luftës së ftohtë ne përfitonim nga një seri bisedash dhe dialogjesh të cilat përmirësonin kuptimin tonë të doktrinës sovjete dhe aftësitë dhe anasjalltas. Kjo na dha mirëbesim më të lartë se ne nuk do të keqllogarisnim rrugën tonë drejt luftës bërthamore. Sot, nuk nuk i kemi ato themele me të tjerët që mund të na kërcënojnë në të ardhmen―veçanërisht me Kinën”.
Pas dy ditësh pasoi përpjekja e Uashingtonit me Bajdenin të telefonojë Shinë dhe Blinkenin të kërkojë bisedë telefonike me homologun e tij rus. Në përpjekjen e parë, Bajdeni mori një paralajmërim nga homologu i tij për shkak të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Pelosi në Tajvan. Shija, raportoi FT, nuk përmendi Pelosin por tha se administrata e tij do të “ruajë vendimtarisht sovranitetin kombëtar dhe tërësinë terriotoriale” të vendit dhe se “ata që luajnë me zjarrin do të vdesin nga ai. Shpresohet se SHBA-ja do të jetë e kthjellët rreth kësaj”, shtoi presidenti kinez. Voa këtë fakt e raportoi ndryshe: se Bajdeni u paralajmërua nga ministria e jashtme kineze duke nënkuptuar se presidenti kinez nuk guxoi ta paralajmëronte drejtpërdrejt homologun e tij!
Megjithëse Bajdeni e siguroi atë se qendrimi i Uashingtonit nuk ka ndryshuar mbi politikën e “një Kine” dhe administrata e tij nuk mbështet pavarësinë e ishullit, Kina e ka përdorur dhe më parë metaforën e “zjarrit”. Qëllimi i telefonatës së Bajdenit ishte të mbante tensionin larg ndërsa bindi homologun e tij për një takim fizik. Në përpjekjen e dytë të Blinkenit ministria e jashtme ruse tha si fillim se do t`i përgjigjësh kërkesës kur ta lejonte koha ndërsa pak orë më vonë u njoftua se kishin folur. Kjo ishte biseda e parë që kur filloi lufta në Ukrainë. Ata nuk folën për përshkallëzimin e luftës por vetëm për eksportin e grurit dhe mundësinë e shkëmbimit të të burgosurve ndërsa Lavrovi nxiti SHBA-në “të kthehësh në dialogun profesional në formën e diplomacisë së qetë pa spekulime”.
Në Kinë ndërkohë filluan të qarkullonin afishet se ushtria kineze po përgatitet për luftë kundër SHBA-së. Ato lidhen me 95 vjetorin e ushtrisë popullore kineze: 1 gushtin. Kjo ditë festohet në Kinë dhe përkoi me vizitën e Pelosit. Më herët media shtetërore kineze “Global Times” kërcënoi SHBA-në me ‘pasoja të padurueshme’ nëse Pelosi shkonte në Tajvan në gusht: sipas saj ajo do të shkaktonte një incident shumë më të rrezikshëm se kriza e ngushticës së Tajvanit të vitit 1996 dhe raportet mes SHBA-së dhe Kinës do të shkonin shumë pas. Ndërsa vizita e Pelosit u njoftua nga “Financial Times” autoritetet kineze paraljamëruan se shkëmbimet zyrtare mes SHBA-së dhe Tajvanit do të kundërshtohen në të gjitha format. Vizita e saj vjen pas miratimit të SHBA-ve të shitjes së pajisjeve ushtarake në Tajvan prej 108 milionë dollarë―shitja e pestë që kur Bajdeni drejton Shtëpinë e Bardhë.
Komentatori i “Global Times” këshilloi të dërgohen avionë kur Pelosi të mbërrijë pranë Tajvanit dhe ta shoqërojnë atë si në zbritje ashtu dhe në ngritje dhe nëse qeveria tajvaneze nuk i sulmon avionët kinezë, ajo do të krijonte një ngjarje me rëndësi më të madhe se vizita e Pelosit. Kina në këtë mënyrë do të dërgonte avionë ushtarakë përgjatë ishullit dhe do të tregonte sovranitetin e saj mbi të ndërsa përgatitemi, tha ai, për luftë të plotë.
Uashingtoni raportoi FT, ishte i ndarë mes atyre që e mbështesin vizitën e Pelosit dhe kundërshtarëve. Bajdeni si fillim anoi nga Pentagoni, i cili e kundërshtoi vizitën, sepse kishte rreziqe për përshkallëzim. Pelosi do të udhëheqte një delegacion politikanësh për në Tajvan, Japoni, Singapor, Indonezi dhe Malejzi dhe pritet të vizitojë Komandën amerikane në Indo-Paqësor në Hawaii. Zyra e saj nuk e vërtetoi udhëtimin e saj për arsye sigurie. Ndërsa Pelosi nisi udhëtimin drejt rajonit të dielën e fundit të korrikut dhe raportoi se nuk do të shkonte në Tajvan, autoritetet kineze njoftuan se do të rrethonin Tajvanin me avionë luftarakë për të “siguruar sovranitetin kombëtar dhe tërësinë territoriale”.
Pentagoni ka zhvilluar një plan për t`iu përgjigjur ndonjë ngjarjeje të papritur (“contigency plan”) me dërgimin e anijeve, avionëve dhe sistemeve mbikëqyrëse shtesë në rajon për të mbrojtur Pelosin. Plani përfshin dhe krijimin e “zonave zbutëse” rreth avionit të Pelosit me avionë ushtarakë. Zyrtarët amerikanë dyshonin se Kina nuk do ta sulmonte Pelosin ndërsa disa analistë thanë se Kina mund të tregojë forcën e saj dhe të shkaktojë përplasje ajrore ndërsa të tjerë thanë se Pekini mund të deklarojë një zonë “jo-fluturuese” rreth Tajvanit ose të dërgojë avionë luftarakë për të shoqëruar Pelosin. SHBA-ja ka forca të mjaftueshme rreth paqësorit por Pentagoni mund të dërgojë mbrojtje të shtuar.
Ndryshe ngasa raportoi Pelosi gjatë nisjes së saj një ditë më pas CNN dhe FT raportuan se Pelosi planifikonte të vizitonte ishullin të mërkurën pavarësisht kundërshtimeve të Pekinit; madje do të kalonte një natë në Taipej. Si rezultat, ushtria kineze lëshoi një paralajmërim tjetër përmes një videoje, se do të “varroste gjithë armiqtë pushtues”. Madje “Global Times” publikoi një editorial me titull: “Ushtria Popullore Çlirimtare Kineze nuk ka frikë të luftojë për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë”. Editoriali kishte për qëllim të inkurajonte ushtrinë kineze për të luftuar kundër agresorëve dhe ngriti nevojën për rritjen e shpenzimeve për të pavarësisht se thartohet Uashingtoni.
Shumë republikanë dhe pak demokratë nxitën Pelosin të shkojë duke argumentuar se çdo vendim për ta vonuar ose anuluar vizitën do të ishte falimentim ndaj Kinës ndërsa ushtria kineze u mobilizua drejt ishullit. Pelosi u bë zyrtarja më e lartë amerikane që vizitonte ishullin që nga viti 1997 kur u vizitua nga kryetarja e dhomës së përfaqësuesve, Newt Gingrich. Në senatë 26 nga 50 republikanë nënshkruan një qendrim përmes të cilit mbështetën vizitën. Kina në atë kohë reagoi me zemërim të madh dhe e qortoi Gingrihun por jo si këtë herë, pjesërisht sepse marrëdhëniet mes dy superfuqive janë përkeqësuar dhe pjesërisht sepse fuqia ushtarake e Kinës është se sa ishte një çerek shekulli më parë. Pelosi bart dhe një ankesë tjetër të shekulli të kaluar: ajo shkoi në vitin 1991 në Pekin në sheshin Tiananmen dhe shpalosi një flamur ku shkruhësh: “Për ata që vdiqën për demokracinë në Kinë”.
Sidoqoftë, mëngjesin e të martës FT raportoi se disa avionë luftarakë të Kinës fluturuan rreth Tajvanit ―në linjën që ndan ngushticën e Tajvanit― ndërsa ricitoi dhe kohën se kur do të mbërrinte Pelosi në ishull: gjatë natës por takimin me presidentin e vendit do ta zhvillonte ditën e nesërme. Komanda e ushtrisë çlirimtare popullore kineze e zonës jugore, e cila është e ngarkuar për mbrojtjen e detit jugor të Kinës dhe disa misione të lidhur me Tajvanin, u vu në gjendjen e alarmit të lartë. Kina njoftoi, gjithashtu, një seri provash luftarake në detin e jugut të Kinës të cilat filluan ditën e mbërritjes së Pelosit dhe do të zgjasnin pesë ditë. Paralelisht, vetë Tajvani ridislokoi avionët e tij luftarakë, Mirage 2000, dhe pajisje të tjera ushtarake, për të pritur Pelosin.
Pak orë më vonë u raportua se Kina mobilizoi dy aeroplanmbajtëset e saj më të mira, drejt ngushticës. Në mesditë foli dhe ministri i jashtëm kinez Ji: ai tha se SHBA-ja “po luan hapur me zjarrin” dhe se “minon vazhdimisht sovranitetin e Kinës duke dobësur politikën e “Një Kine” qoftë edhe duke krijuar artificialisht një incident në Ngushticën e Tajvanit”. Ai shtoi se disa politikanë në Uashington janë të “pacipë” dhe se janë “shkatërruesit kryesor të paqes sot” ndërsa paralajmëroi se të bëhesh armik i një populli prej 1.4 miliradë njerëzish “nuk do të përfundojë kurrë mirë”.
Megjithatë, u raportua se Pelosi u ul mbrëmjen e të martës në Taipej pa ndonjë incident. Kështu u krijua bindja se Kina nuk do të shkaktonte tension siç kishte paralajmëruar. Por pas mbërritjes së Pelosit, Kina përparoi me stërvitjet ushtarake rreth ishullit, duke e rrethuar atë nga të gjitha anët dhe duke e bllokuar si nga deti ashtu dhe nga ajri. Si rezultat, zyrtarët e Tajvanit akuzuan Pekinin për bllokadë dhe se vendi do të mbronte veten duke hyrë në “parimin e mos pyetjes për një luftë” ndërsa stërvitjet ushtarake po zhvillohen me zjarr të vërtetë.

Më herët ministria e jashtme kineze tha se me mbërritjen e Pelosit në ishull përgjegjësia është e palës amerikane për çdo pasojë duke përmbysur deklaratën e më hershme të Blinkenit sipas të cilit Kina do të ishte përgjegjëse e veprimeve të saj. Ambasadori kinez në Uashington e quajti vizitën e Pelosit të “pamatur dhe lëvizje provokative” ndërsa ministria e jashtme kineze tha se do të ketë “ndikim të rëndë” në marrëdhëniet Kinë-SHBA. Disa analistë ushtarakë thanë se Kina kërkon të shkurajojë angazhimin e SHBA-së dhe Tajvanin se sa ta pushtojë atë, sepse si Kina ashtu dhe SHBA-ja janë të vendosur për t`iu shmangur përshkallëzimit.
Asnjë nga këto propozime dhe hipoteza nuk u vërtetua pasi Kina kishte në mendje një strategji tjetër: jo vetëm bllokimin e ishullit si ndëshkim ndaj Taipejit por filloi menjëherë luftën ekonomike duke bllokuar importet e qindra prodhuesve tajvanezë (më shumë se 2,000 nga rreth 3,000 prodhime ushqimore) dhe duke pezulluar eksportet e saj përkohësisht (35 kategori duke përfshirë peshkun dhe ushqimet detare, vajrat e ngrënshëm, fruta limoni, biskota dhe ëmbëlsira duke goditur disa ndërmarrje shtetërore) dhe të rërës natyrale. Lufta ekonomike ka filluar herët në vitin 2021 kur Kina ndaloi ananasin tajvanez dhe ky i fundit filloi një fushatë virale duke e quajtur frutin “ananasi i lirisë” dhe “ananas demokracie” me qëllim që të gjente tregje të tjerë. Pekini ka bllokuar importet e mollëve kustardë dhe këtë vit shtoi peshkun kern.
Pelsosi u zotua për një angazhim “koracatë” të SHBA-së në Tajvan ndërsa zbuloi në zyrën presidenciale qëllimin tjetër të SHBA-së: se do ta ndihmonte atë duke iu referuar Aktit të Marrëdhënieve Tajvaneze, i cili kërkon nga Uashingtoni të ndihmojë Tajvanin të mbrojë veten qoftë edhe pasi SHBA-ja ndërroi njohje diplomatike ndaj Pekinit në vitin 1979. Akti në fjalë nuk përfshin një përfshirje të qartë ushtarake amerikane kundër Kinës. Ajo tha, në fund, se donte të forconte bashkëpunimin parlamentar dhe të punonte me Tajvanin për të zbatuar strategjinë indo-paqësore të administratës së Bajdenit, e cila është hartuar t`i kundërvihet Kinës.
Strategjinë në fjalë e ka kuptuar Kina prej vitesh dhe kjo është arsyeja që ajo ka filluar luftën ekonomike me Tajvanin krahas përqendrimit të forcave ushtarake në rajon. Por ngaqë lufta ekonomike nuk e eliminon qëllimin amerikan, Kina do të përdorë dhunën ushtarake në Tajvan, njësoj si në rastin e Ukrainës ku SHBA-ja detyroi Putinin të ndërhynte ushtarakisht. Qëllimi i Uashingtonit është të nxisë një luftë tjetër të ndërmjetme, sepse vetëm kështu mund t`i kundërvihet Kines, rivales së tij, pa u përfshirë drejtpërdrejt në luftë.
Përditësuar
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 424 reads



