Populli britanik ‘shumë i shqetësuar’ për krizën klimatike; po populli shqiptar?
84% e popullit britanik shqetësohet për ndrydhimet klimatike me ‘më shumë se gjysmën (52%), ‘shumë të shqetësuar’
Ylli Përmeti
03/09/2022 - 20:01
Media britanike ka luajtur një rol të rëndësishëm në kuptimin e shkallës së ndryshimeve klimatike; në to ka për ditë lajme dhe diskutime lidhur me krizën klimatike. Por rol vendimtar atje ka luajtur lëvizja e “rebelëve kundër shfarrosjes” së jetës.
Sipas një sondazhi të zhvilluar muajin e kaluar (gusht, 2022), 84% e popullit britanik shqetësohet për ndrydhimet klimatike me ‘më shumë se gjysmën (52%), ‘shumë të shqetësuar’. Niveli i shqetësimit ishte i njëjtë një vit më parë: 85%. Por kur tregojnë shkaqet e ndryshimeve klimatike, 40% tregon veprimtarinë njerëzore; 12% tregojnë procese natyrale të motit; dhe 45% tregojnë të dyja! Ky besim lidhet me “tezat” mbizotëruese në perëndim: se është njeriu shkaktar i krizës klimatike dhe jo elitat neoliberale, sistemi dhe dinamika e tij. Lidhur me synimet e qeverisë britanike shumica (52%) beson se ajo duhet t`i çojë çlirimet në zero përpara vitit 2050.
Në vendin nuk është zhvilluar ndonjë sondazh lidhur me krizën klimatike. Por është e sigurtë ―gjykuar nga veprimtarët e paktë dhe mungesa e lajmeve dhe diskutimeve në media― se përqindja është tejet e vogël: 1%! Me këtë përqindje është gjithashtu e sigurtë se kriza klimatike në vendin tonë do të përkeqësohet!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 14 reads



