Shpërthim demografik në Azi dhe Afrikë: drejt 10 miliardë njerëzve
Numri i njerëzve në planetin tonë arriti 8 miliardë, vetëm 11 vjet pasi kaloi kufirin prej 7 miliardë
SHJ
15/11/2022 - 07:39
Kombet e Bashkuara njoftuan se numri i njerëzve në planetin tonë arrin 8 miliardë në 15 nëntor të vitit 2022, vetëm 11 vjet pasi kaloi kufirin prej 7 miliardë. Sipas organizatës, mund të na duhen 15 vjet të arrijmë 9 miliardë deri në vitin 2030; 9.7 miliardë në vitin 2050 dhe 10.4 miliardë deri në vitin 2100 ndërsa pranon se është e vështirë të numërohet populli me përpikmëri dhe se shuma e saj mund të jetë larg realitetit me një ose dy vjet.
Shkaku kryesor, sipas raportit, lidhet pjesërisht me rënien e niveleve të vdekjeve meqë botërisht jetëgjatësia arriti 72.8 vite në vitin 2019, një rritje me thuajse 9 vjet që nga viti 1990. Raporti parashikon zvogëlim të mëtejshëm të vdekjeve deri në vitin 2050 ndërsa përmend përqindjen e lindshmërisë: ajo ka rënë. Në vitin 2021, për shembull, lindshmëria mesatare e popullatës botërore ishte 2.3 lindje për çdo grua ndërsa në vitin 1950 ishte 5 lindje. Parashikohet se lindshmëria do të bierë në 2.1 lindje për çdo grua deri në vitin 2050.
Por dy të tretat e rritjes së popullatës do të shkaktohet nga rritja e së kaluarës e cila është mbërthyer në strukturën e moshës së re të popullatës aktuale. Rritja kryesore është shënuar në Azinë Lindore, Jugore dhe Qendrore (26 për qind). Kina dhe India, me çdo njërën të ketë një numër prej më shumë se 1.4 miliardë, kryesojnë vendet e Azisë. Më shumë se gjysma e rritjes së popullatës deri në vitin 2050 do të përqendrohet në vetëm tetë vende: Kongo, Egjipt, Etiopi, Indi, Nigeri, Pakistan, Filipine dhe Tanzani. India tejkalon Kinën në vitin 2023 ndërsa vendet e Afrikës nën-Sahariane parashikohet të rriten me më shumë se gjysma e popullatës botërore deri në vitin 2050.
Ndërsa popullatat e Australisë dhe Zelandës së re, Afrikës Veriore dhe Azisë Perëndimore, dhe Oqeania (duke përjashtuar Australinë dhe Zelandën e re) pritet të ngadalësojnë rritjen deri në fund të shekullit, popullatat e Azisë Lindore dhe Jug-Lindore, Azisë Qendrore dhe Jugore, Amerika Latine dhe Karaibet, dhe Evropa dhe Amerika Veriore parashikohen të arrijnë kulmin dhe të fillojnë të bien përpara vitit 2010. Shqipëria nuk është shqyrtuar veçmas në raport por kuptohet nga shkalla e tkurrjes së viteve të fundit se ajo do të tkurret më shumë se çdo vend tjetër.
Ndërsa jetëgjatësia dhe lindshmëria shihen si shkaqet kryesore të rritjes së popullatës botërore të njerëzve, cilët janë shkaqet e lindshmërisë; sa mundësi ka planeti ynë të mbulojë nevojat e të gjithëve njerëzve; dhe sa i vërtetë mund të jetë parashikimi i OKB-së?
Përgjigjet studimi:
Nga ‘mbipopullimi’ i globit dhe rrënimi i burimeve ekonomike të planetit tek uria masive, “pushtimi” i Perëndimit nga muslimanët dhe roli i elitave

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 44 reads



