Washington Examiner: McGonigal ka plaçkitur oligarkët shqiptarë me kërcënime dhe heshtjen e Ramës
Shqipëria është një aleate e patundur e SHBA-së dhe anëtare e NATO-s por që kur Rama mori pushtetin një dekadë më parë, ai vend i vogël është bërë një vatër korrupsioni, dhe narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine.
Ylli Përmeti
14/02/2023 - 17:51
Pas Nju Jork Tajmsit, shkruajti “The Washington Post”, për rastin “McGonigal”. Ajo është një gazetë pak më punëtore se e para, por sidoqoftë, ato mbështeten kryesisht në skandale politike dhe opinione dhe nuk përfshijnë shqyrtesa filozofike. Si të tilla, ato përpiqen të jenë të paanshme por nuk kontribojnë në ndryshimin e sistemit: “demokracisë” përfaqësuese dhe tregut të marketingut.
Nju Jork Tajms vërteton qëllimet&shkeljet ligjore të Ramës; por a implikohet PD-ja?
Në raportin përkatës, bazuar në bisedat e gazetës me ish dhe zyrtarët aktualë, sqarohen disa çështje por nuk ka ndonjë lajm të rëndësishëm. Ai citon, edhe një herë, se për disa politikanë, sidomos në të djathtën amerikane, rasti i tij vërteton se “byroja është avangarda e një shteti të korruptuar, një agjenci renegatë, që ish-presidenti Donalt Tramp ka vite që e thotë” ndërsa “të tjerë e shohin...si influencë ruse në nivelet më të larta të qeverisë amerikane ose qoftë edhe një vegël e mundshme e përdorur nga pushtete në FBI për të ndihmuar zgjedhjen e Trampit në vitin 2016”.
Megjithatë, të dyja palët kanë kërkuar më shumë të dhëna për rastin e tij, sepse dyshojnë mos ka ndikuar në hetimin e Crossfire Hurricane (një hetim kundërzbulimi) lidhur me ndërhyrjet ruse në zgjedhje. Ndaj demokratët pyesin se nëse ai ka kërkuar të prishte hetimet ndërsa roli i tij mbetet i errët.
Në raport përmendet, gjithashtu, fakti se ministria e drejtësisë amerikane nuk e ka akuzuar McGonigal për spiunazh, as është akuzuar ai për përhapje të papërshtatshme të dokumentave të klasifikuar. Sipas gazetës, ai ishte i “zhytur në marrëveshje të tjera të fshehta me kryeministrin e Shqipërisë dhe një ish nëpunës të inteligjencës shqiptare”. Prokurorët i thanë gazetës se McGonigal “nuk deklaroi pagesat në shkresat e kërkuara nga FBI-ja për gjendjen financiare...dhe nuk deklaroi një udhëtim me Nezan dhe se udhëtimi dhe strehimi i tij i ishin siguruar falas”.
Raporti citon një të dhënë tjetër lidhur me një nga bashkëpunëtorët e tij shqiptar: “regjistrimet e ndërmarrjeve në Shqipëri tregojnë se në shkurt 2019 ―pesë muaj pasi McGonigal të dilte në pension― ai dhe Neza blenë çdonjëri 25 për qind të aksioneve në një firmë hetuese të bazuar në Shqipëri, e quajtur si Zyrë Ligjore dhe Hetimore”. Një ortak tjetër i firmës ishte Mark Rossini, një ish-agjent i FBI-së të cilit karriera i përfundoi pasi pranoi fajësinë për dhënien e paligjshme të dosjeve në vitin 2007 në emër të të dashurës së tij aktore”.
Pas Uashington Post shkrojti gazeta “Washington Examiner”, jo dhe aq e fuqishme nga këndvështrimi i ndjekësve, krahasuar me Nju Jork Tajms dhe Washington Post. Ajo hedh dyshime për natyrën e milionave të marra nga McGonigal dhe citon se “Shqipëria është një aleate e patundur e SHBA-së dhe anëtare e NATO-s por që kur Rama mori pushtetin një dekadë më parë, ai vend i vogël është bërë një vatër korrupsioni, dhe narkoshteti kryesor i Evropës, me lidhje të thella me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Se pse administrata e Bajdenin mbyll një sy ndaj gjithë këtyre mbetet një pyetje shqetësuese. Blerja e zyrtarëve amerikanë si McGonigal është pjesë e përpjekjes së tij për të mbajtur pushtetin”.
Ndërsa gazeta në fjalë përmend edhe një herë disa nga veprimet e McGonial, ajo zbulon një të vërtetë tjetër, edhe më të madhe: se ai ka kërcënuar njerëzit e pasur të Shqipërisë, por jo ata që mbështesnin qeverinë “Rama”:
“McGonigal u tha shqiptarëve të mbrothët, jo të gjithë ata ishin në hiret e mira të qeverisë Rama, se ata do të përballeshin me sanksione amerikane, të cilët do të shkatërronin bizneset e tyre, do të sekuestronin llogaritë e tyre bankare, dhe do t`u ndalohësh udhëtimi jashtë vendit. McGonigal mund ta zgjidhte këtë problem me një tarifë modeste prej pak miliona dollarësh. Kumti ishte i qartë: më paguaj ose do të shkatërrojë jetën. Shqiptarët e shqetësuar e morën kërcënimin e tij seriozisht, duke gjykuar nga pushteti i tij, dhe shumë prej tyre paguan. Disa paguan “vetëm” tre milionë euro. Të tjerë më shumë. Burimet më kanë thënë se McGonigal kërcënoi Shefqet Kastratin, magnatin kryesor të Shqipërisë, me 12 milionë euro, me vlerë gati 15 milionë dollarë në vitin 2017. Dukshëm ai u përpoq të merrte ryshfet nga Saimir Mane, një biznesmen udhëheqës në Shqipëri, në të njëjtën mënyrë. Burime në Ballkan thonë se plaçka e McGonigal nga kërcënimet e tij shkonte deri 300 milionë euro, megjithëse ajo shumë ishte ndarë me ortakët e tij shqiptarë”.
Artikulli më tej citon se ai nuk ishte mjaftuar me “peshqit” shqiptarë por kishte kërcënuar dhe homologët e tyre në Maqedoni dhe Maltëzi. Por hollësitë, sipas tij, janë të errëta dhe kanë nevojë për hetim të plotë. Ndaj ai kërkon nga Kongresi të fillojë hetimet sa më shpejtë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 68 reads



