...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Marrëveshja mbi ‘normalizimin’ e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe padrejtësitë e saj

Marrëveshja paraprake bart tre padrejtësi: së pari ajo përqendrohet mbi krijimin e bashkësisë serbe e cila, ndërsa detyron palët të respektojnë pakicat kombëtare të njëra-tjetrës, ajo nuk përmend askund barazinë e të drejtave të pakicave kombëtare

SHJ

15/02/2023 - 19:11

Marrëveshje mbi udhën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

Palët Kontraktuese,

Të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e tyre për ruajtjen e paqes,

Të përkushtuar për të kontribuar në bashkëpunimin e frytshëm rajonal dhe sigurinë në Evropë dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës,

Të vetëdijshëm se paprekshmëria e kufijve dhe respektimi i tërësisë territoriale, sovraniteti dhe mbrojtja e pakicave kombëtare janë një kusht themelor për paqe,

Duke u nisur nga faktet historike dhe pa paragjykuar pikëpamjen e ndryshme të Palëve për çështjet themelore, përfshirë çështjet e statusit,

Dëshira për të krijuar kushtet për bashkëpunim mes Paleve në dobi të popullit,

Janë pajtuar si vijon:

Neni 1

Palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale, të mira fqinjësore me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta.

Të dyja palët do të njohin ndërsjelltas dokumentat e tyre dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat, dhe vulat doganore.

Neni 2

Të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht nga barazia sovrane e gjithë Shteteve, respektimin e pavarësisë, autonomisë dhe tërësisë territoriale, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dhe mosdiskriminimin.

Neni 3

Në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje mes tyre vetëm me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.

Neni 4

Palët nisen nga hamendësimi se asnjëra nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

Neni 5

Asnjëra Palë nuk do të ndalojë, as do të nxisë të tjerë të ndalojnë në përparimin e Palës tjetër në udhën e saj drejt BE-së bazuar në meritat e tyre. Të dyja Palët do të respektojnë vlerat e cituar në Nenin 2 dhe 21 të Traktatit të Bashkimit Evropian.

Neni 6

Ndërsa kjo marrëveshje përbën një hap të rëndësishëm për normalizim, të dyja Palët do të vazhdojnë me hov të ri procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja i cili duhet të çojë në një marrëveshje ligjore të detyrueshme të normalizimit tërësor të marrëdhënieve të tyre.

Palët pajtohen të thellojnë në të ardhmen bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, shkencës, transportit dhe ndërlidhjeve, marrëdhëniet në drejtësi dhe zbatimin e ligjit, postave dhe telekomunikacionit, shëndetit, kulturës, fesë, sportit, mbrojtjes së mjedisit, njerëzit e pagjetur, njerëzit e zhvendosur dhe fushat e tyre të ngjashme përmes marrëveshjeve të veçanta.

Hollësitë do të përcaktohen në marrëveshjet shtesë të drejtuara nga Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja.

Neni 7

Të dyja Palët zotohen të themelojnë marrëveshje të veçanta dhe garanci, në përputhje me aktet e Këshillit të Evropës duke patur parasysh përvojat evropiane, të sigurojnë një nivel të përshtatshëm të vetë-drejtimit të komunitetit serb në Kosovë dhe aftësinë për t`u shërbyer fushave të veçanta, duke përfshirë mundësinë për mbështetje ekonomike nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë kumtimi për komunitetin serb me qeverinë e Kosovës.

Palët do të trajtësojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të sigurojnë mbrojtje të fuqishme të vendeve fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me shembujt evropian.

Neni 8

Të dyja Palët do të shkëmbejnë Misione të Përhershme. Ato do të themelohen në selitë e qeverive. Çështjet praktike që lidhen me themelimin e Misioneve do të shqyrtohen veçmas.

Neni 9

Të dyja Palët marrin parasysh zotimet e BE-së dhe dhuruesve të tjerë për të krijuar një paketë të veçantë investimi dhe financiare për projekte të përbashkët të Palëve për zhvillimin ekonomik, ndërlidhjes, tranzicionit të gjelbërt dhe fushave të tjera kyçe.

Neni 10

Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për mbikqyrjen dhe zbatimin e kësaj Marrëveshjeje.

Të dyja Palët homologojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten në fuqi dhe janë të detyrueshme.

Neni 11

Të dyja Palët zotohen të respektojnë Zbatimin e Udhërrëfyesin të shtuar në këtë Marrëveshje.

***

Shtojca e Marrëveshjes mbi udhën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë

Zbatimi i Udhërrëfyesit

1. Shtojca përbën një pjesë tërësore të Marrëveshjes

2. Kjo shtojcë përshkruan rendin e ngjarjeve për të zbatuar Marrëveshjen. Këto ngjarje burojnë nga detyrimet e Palëve të përmendura në Nenin 1,4,7,8,9 dhe 10 të Marrëveshjes. Të gjithë Nenet do të hyjnë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

3. Jo më vonë se 15 ditë të nën shkrimit të Marrëveshjes Bazë, Ekipi i Drejtimit do të mblidhet të paraqesë një plan fillestar të Statutit për të siguruar një nivel të përshtatshëm të vetë drejtimit për komunitetin serb në Kosovë të Dialogutë të lehtësuar nga BE-ja, pas të cilit Palët do të fillojnë menjëherë bisedimet mbi Statutin nën ndërmjetësimin e BE-së.

4. Pas paraqitjes së planit fillestar të Statutit dhe nisjes së bisedimeve mbi të, Palët do të lejojnë marrëveshjen të hyjë ligjërisht në fuqi menjëherë.

a) Njohja e ndërsjellë të dokumentave të tyre dhe simboleve të tyre kombëtare (Neni 1 (2) e Marrëveshjes); dhe

b)  Shkëmbimin e misione të përhershëm mbi bazën e një marrëveshje paraprake mbi marrëveshjet praktike (Neni 8 e Marrëveshjes).

5.  Palët zotohen të përfundojnë bisedimet dhe pajtohen mbi statutin e një kuadri kohor të shpejtë, por jo më vonë se afati i cituar në Nenin 8 të kësaj Shtojce. Kosova zotohet të sigurojë qendrueshmërinë ligjore të Statutit të Pajtuar, dhe e prapashkruajnë atë duke miratuar një urdhër.

6. Brenda 30 ditëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes, Palët do të ngrenë një Komitet për të mbikqyrur zbatimin e Marrëveshjes, të kryesuar nga BE-ja (Neni 10 (1) e Marrëveshjes), dhe pajtohen mbi Termat e Paraqitur nga Komiteti.

7. Brenda 30 ditëve pas ngritjes së Komitetit të Përbashkët, Kosova do të trajtësojë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të nisë procedura të brendshme mbi mbrojtjen e vendeve fetare dhe kulturore serbe nën Dialogun e Ndërmjetësuar nga BE-ja (Neni 7 (2) i Marrëveshjes).

8. Brenda 150 ditëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes, BE-ja, bashkë me dhuruesit, do të organizojë një mbledhje të nivelit të lartë për miratuar një paketë mbështetëse investimi dhe financiare sipas Nenit 9 të Marrëveshjes. Asnjë derdhje nga paketa nuk do të bëhet përpara se BE-ja të përfundojë se gjithë nenet e kësaj shtojce dhe Neni 4 i Marrëveshjes bazë të jenë zbatuar tërësisht. 

(Pa)drejtësitë e propozimit franko-gjerman dhe nevoja për mbështetjen e Kurtit

Marrëveshja është shqipëruar nga Ylli Përmeti meqënse shqipërimi i Dukagjinit kishte disa pasaktësi ndersa ndalohet riprodhimi i saj pa lejen tonë.

It appears your Web browser is not configured to display PDF files. Download adobe Acrobat or click here to download the PDF file.

Click here to download the PDF file.
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA