Protestat e para në Prishtinë dhe Beograd kundër propozimit franko-gjerman
Në Prishtinë disa qindra studentë protestuan kundër themelimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe ndërsa në Beograd protestuan kundër propozimit për normalizimin e marrëdhënieve.
SHJ
16/02/2023 - 08:31
Ditën kur qarkulloi origjinali i propozimit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në Prishtinë disa qindra studentë protestuan kundër themelimit të bashkësisë së komunave me shumicë serbe ndërsa në Beograd protestuan kundër propozimit për normalizimin e marrëdhënieve.
Po të njëjtën ditë Kurti përsëriti kushtet për nënshkrimin e marrëveshjes duke theksuar edhe një herë nevojën për njohje të ndërsjellë: “normalizim të plotë të marrëdhënieve pa njohje reciproke në qendër nuk mund të ketë, pra në çdo takim që kemi pasur me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë e pranojnë se normalizimi dhe njohja nuk mund të çahen dhe ndahen prej njëra tjetrës”.
Ndërsa në Beograd protestuesit kërcënuan me trazira nëse Serbia pranon planin, me Vuçiçin t`u përgjigjet kërcënuesve se do të përgjigjen përpara ligjit dhe se ai nuk ishte i sigurtë se ishin “pro-rusë” por ishte i sigurtë se ishin “anti-serbë”.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 33 reads



