...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Loja e pistë” e ndërkombëtarëve dhe Ramës me Kurtin dhe variantet e daljes nga kriza

Në vijim do të tregoj ―edhe një herë― padrejtësitë e “ndërkombëtarëve” dhe Ramës lidhur me krizën në veri të Kosovës dhe variantet e daljes nga ajo

Ylli Përmeti

14/06/2023 - 18:38

Kurti nuk ndryshoi qendrim lidhur me lëvizjet politike në veri të Kosovës as kur Eskobari ishte në Beograd (12 qershor): ai tha nga Këshilli i Përgjithshëm i VV se “rruga për qetësimin e situatës...duhet të nisë me largimin e bandave kriminale”. Pasdite të po njëjtës ditë Eskobari tha në një intervistë për “Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore” (IPESE) në Beograd, se “Kurti është partner, megjithëse në disa raste partner i vështirë” ndërsa nuk përmendi kërkesën e tërheqjes së policisë. Kjo është arsyeja pse u krijua përshtypja se ai zbuti qendrimin e tij―domethënë, se u tërhoq nga kërkesa për tërheqjen e policisë nga veriu. 

Filloje nga këtu:  Do të ishte i drejtë shkarkimi i Kurtit?

Një ditë më pas Rama mbajti një qendrim nga mbledhja e 32 vjetorit të partisë “socialiste” lidhur me “planin” e tij për serbët e veriut të Kosovës: pasi përmendi pritshmërinë e mirë “nga aleatët dhe partnerët tanë”, shtoi se ata të Prishtinës dhe Beogradit, që nuk dinë as përmbajtjen, kanë mendësi komuniste, “kur politika merrej”, sipas tij, “me kush e tha dhe jo se çfarë tha” ndërsa shtoi se “vërtet janë ata që vendosin secili për vete por ky rajon nuk është vetëm i tyre por dhe i yni” dhe “i disa të tjerëve”.

Kështu, edhe në këtë rast iu shmang detyrimit kushtetues dhe historik ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe na tha se Vuçiçi dhe Kurti kanë mendësi komuniste, sepse merren me kush e tha dhe jo se çfarë tha (për këtë qendrim u duartrokit nga “socialistët”)!

Në fakt, argumenti i fundit është një spekulim i turpshëm: sepse elitat komuniste të shekullit kaluar nuk merreshin vetëm me “kushin” por kryesisht me përmbajtjen e një plani më shumë se “jokomunistët” si Rama. Këtë fakt e tregojnë si qendrimet ashtu dhe literatura e tyre. Për shembull, Enver Hoxha në qendrimet e tij publike lidhur me “ligjin e luftës” së Greqisë, nuk tregon vetëm se “kush” e thotë (fashistët grekë) por tregon përmbajtjen e ligjit dhe arsyet se pse ai është në fuqi dhe më e rëndësishmja, i paralajmëronte ata me luftë të përgjakshme nëse tentonin dhe sulmonin Shqipërinë për të pushtuar “vrio-epirin”.   

Përplasja mes Ramës dhe Kurtit vazhdoi dy ditë pas njoftimit të Ramës se kishte dërguar një plan në Berlin dhe Paris për zgjidhjen e krizës së pakicës serbe në Kosovë ndaj të cilit Kurti u përgjigj me gjuhë “thumbuse”, bash në gjuhën e Ramës, duke i treguar këtij të fundit pakicën tonë në Serbi dhe detyrimin e tij kushtetues për të mbrojtur shqiptarët kudo ku janë.

Nuk mungoi kundërpëgjigja e Ramës në orët e vona të mbrëmjes duke anuluar takimin e dy qeverive në Gjakovë, sepse Kosova, sipas tij, gjendësh përballë përkeqësimit (“agravimit” tha ai!) të marrëdhënieve të saj me “krejt bashkësinë euroatlantike”. Ai sqaroi se kishte folur si me shefin e diplomacisë evropiane, Borelin, ashtu dhe me Kurtin përpara vendimit të tij: i pari i kishte thënë se do të vinte në lëvizje planin e sanksioneve kundër Kosovës ndërsa i dyti refuzoi një takim të një “formati më të ngushtë” vetëm me ministrat e jashtëm dhe mbrojtjes.

Kurti i kishte kërkuar, siç tha Rama, që mbledhja të zhvillohej normalisht dhe pastaj veç të diskutonin ndërsa Rama sqaroi se ky variant nuk mund të ndodhte, sepse, siç tha ai, “nuk është momenti për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot”. Ai tha, gjithashtu, se u kishte kërkuar pak kohë ndërkombëtarëve për mosvënien në veprim të planit të sanksioneve dhe se ata i kishin dhënë kohë.

Qeveria e Kosovës e quajti anulim të njëanshëm dhe se takimi mund të ishte zhvilluar çdo ditë tjetër, sepse nuk ishte hera e parë që do të takoheshin brenda ditës, por ishte hera e parë që anulohet në mënyrë të njëanshme. Sipas saj në takim do të nënshkruheshin 13 marrëveshje të reja, për ekonomitë tona, drejtësinë, arsimin, kulturën etj.

Paraditen e të njëjtës ditë Kurti i kishte dërguar Kuintit një plan për uljen e tensioneve, i cili nuk ndryshonte shumë nga veprimet e tij, dhe për pasojë, BE-ja u shpreh e pakënaqur me planin e tij, sepse ai nuk kishte tërhequr njësitë e posaçme nga ndërtesat e komunave dhe nuk kishte shpallur zgjedhje të reja, ndërsa pas vendimit të Ramës u vërtetua pretendimi i tij për sanksione ndaj Kosovës; madje, një ditë më pas, BE-ja njoftoi disa sanksione të përkohshme që hynin në fuqi menjëherë: “pezullimin e vizitave të nivelit të lartë, kontakteve dhe ngjarjeve si bashkëpunimin financiar me Kosovën”.

Rama shtoi dhe arsye të tjera për anulimin e takimit: sipas tij “ne mendojmë 100% njësoj siç mendojnë aleatët tanë në këtë rast. Ashtu sikundër ju kam thënë që kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri unë isha 100% me Albinin që zgjedhjet duhet të mbaheshin. Sot jo vetëm që nuk ndajmë opinionin për mënyrën si po veprohet por ne si vend jemi 100% kundra mënyrës si po veprohet”.

Ai sqaroi se marrëdhëniet e Shqipërisë me bashkësinë euroatlantike dhe pozicionin që Shqipëria ka fituar në këtë bashkësi, ku sot është në pikën e vet më të lartë në historinë e saj, nuk e vë dot në diskutim askush dhe për asnjë arsye dhe aq më pak ta vërë në diskutim në një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një arsye mosarsye dhe një, sipas meje, gjykim absolutisht i gabuar strategjik”. Me këtë qendrim la të kuptohet se Shqipëria e drejtuar nga ai do të jetë gjithnjë me aleatët qoftë edhe nëse ata janë kundër Kosovës!

Në fund, vlen të përmendet fakti se Rama përsëriti edhe një herë bindjen e tij fëmijërore se Kosova nuk kërcënohet nga Serbia: sepse atje është baza ushtarake amerikane! Teza e tij, në fakt, hidhet poshtë jo vetëm duke gjykuar nga karakteri që ka ushtria amerikane (ajo ndjek doktrinën e re ushtarake amerikane sipas së cilës ushtarët amerikanë trajinojë të tjerët dhe nuk përfshihen vetë në luftë për disa arsye: kjo doktrinë vërtetohet qartazi në Ukrainë) por dhe nga veprimet serbe.

Për shembull, kur policia e Kosovës arrestoi një ish-polic serb në dhjetor 2022, Beogradi nxiti ngritjen e barrikadave në veri, duke bllokuar rrugët që çonin drejt dy pikëkalimeve kufitare (Jarinjë dhe Bërnjak). Si pasojë, autoritetet e Kosovës u detyruan ta lironin. Gati njësoj veproi Beogradi edhe kur policia e Kosovës arrestoi një pjesëtar të komunitetit serb në prill (2023). Dhe njësoj veproi pas arrestimit të një protestuesi (Millun Millenkoviç, 13 maj) serb; madje këtë herë Serbia rrëmbeu tre policë shqiptarë në kufi një ditë pas arrestimit të tij.

Hamendësisht, për t`i treguar Prishtinës se çdo arrestim që ti kryen nga “tanët”, ne do të hakmerremi sipas rastit. Kjo është një taktikë serbe që zhvillohet krahas “vijave të kuqe” të ushtrisë: se kushdo që zhvendoset apo vritet në veri, ushtria serbe do të ndërhyjë në Kosovë.

Vuçiçi paralajmëron (edhe një herë) me luftë ndërsa Rama thonë “luftë imagjinare”!

Ngjarja me arrestimin e tre policëve në kufi shkaktoi reagime gati të menjëhershme dhe përshkallëzim të gjendjes. Si fillim Kurti akuzoi Serbinë se kishte rrëmbyer policët, sepse vetura e tyre u gjend në territor të Kosovës, ndërsa Vuçiçi tha se ata kishin kaluar kufirin rreth 1.8 km por drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se ata ishin arrestuar rreth 10 km në brendësi të Serbisë: në fashtin Gnjillica në afërsi të Rashkës!

KFOR-i tha se ishte në lidhje me autoritetet serbe për të marrë të dhëna zyrtare mbi ngjarjen ndërsa BE-ja filloi të verifikonte ngjarjen në vijën kufitare. Në frymën e KFOR-it dhe BE-së por dhe frymës së tij të mëparëshme ―të luftës imagjinare me Serbinë por dhe “de-eskalimit” (kjo ishte fjala që përdori kryeministri, sepse fjala jonë e bukur, “shpërshkallëzim”, i ul vlerat!)― ishte dhe qendrimi i Ramës: ai tha se po priste hetimin që të mbante qendrim.

Si pasojë, Kurti urdhëroi shtrëngimin e kontrollove kufitare me Serbinë, “duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjetet që vinin nga Serbia” ndërsa Vuçiçi i dërgoi Kuntit të dhëna lidhur me arrestimet dhe i paralajmëroi ata që të bënin “gjithçka që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan”.     

Vetëm pas dreke të po të njëjtës ditë palët filluan të reflektonin me disa amerikanë të theksojnë faktin se Uashingtoni sanksinon aleaten e tij, Kosovën, e cila, sipas tyre, është demokratike, dhe jo Serbinë, e cila është autokratike, ndërsa Ramës iu “sos” durimi duke pritur përfundimin e hetimeve të KFOR-it dhe tha pasdreke se ai “nuk do të dalë me konkluzione publike për vendodhjen e tre policëve të Kosovës”, kur Prishtina, pas një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare paraditen e të njëjtës ditë e quajti “agresion” të Serbisë ndërsa vetë KFOR-i kishte thënë se nuk kishte qenë në zonën ku u pengmorën policët.

Nuk ishte e vështirë, në fakt, të hetohësh ngjarja nga autoritetet hetuese të Kosovës dhe KFOR-i: sepse me siguri policët (si tanët ashtu dhe serbët) do të kishin lënë shenja në terren (bar të shkelur me këmbë etj.). Por këto hetime duhet të ishin kryer menjëherë pas ngjarjes dhe me urdhër të kryeministrit. Fakti që ky i fundit nuk veproi kështu, vështirë të vërtetojë pretendimin e tij, se ata i pengmorrën në territorin e Kosovës.  

Sikur të mos mjaftonte ky mosveprim, pak orë më pas Kurti tregoi KFOR-in si përgjegjës të parandalimit të rrëmbimit të tre policëve, sepse, sipas tij, vija kufitare në pjesën veriore të Kosovës është përgjegjësi e tij dhe policisë së Kosovës por “në rastet kur agresioni është i përmasave ushtarake, përgjegjësia e mbrojtjes kufitare do të duhej të ishte e KFOR-it”.

Ky pretendim s`është i vërtetë, në fakt: sepse KFOR-i nuk ka mandat të parandalojë por të “kontribojë në një mjedis të sigurtë dhe të qetë dhe të mbështesë dhe bashkërendojë përpjekjen ndërkombëtare humanitare dhe praninë civile; të mbështesë zhvillimin e një Kosove të qendrueshme, demokratike, shumë-kombshe dhe të paqtë; dhe të mbështesë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Në mungesë të këtyre veprimeve, në orët e vona të mbrëmjes u njoftua kërkesa e Uashingtonit ndaj Serbisë për të liruar pa kushte tre policët. Njësoj veproi dhe Britania një ditë më pas: ajo kërkoi lirimin e tyre por pa përmendur “pakushtet” amerikane. Por prokuroria serbe në Kralevë (qytet në jug të Serbisë) kërkoi hetime ndaj tyre sepse dyshohet se kanë kryer veprën penale të “prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse”, për të cilën parashikohet deri në 12 vjet burg. Kështu policët u paraburgosën për 30 ditë dhe për ultimatimatumin amerikan dhe tonin (për lirim të menjëhershëm) as u “plasi” fare.    

Përfundime 

Përmblethtas, si qendrimet e “aleatëve” ashtu dhe qendrimet e Ramës dhe Kurtit janë të padrejta por të ndryshme në karakter: qendrimet e “aleatëve” janë të karakterit “kurthues”, sepse vetë i mbështetën zgjedhjet jodemokratike në veri (bashkë me Ramën), për të cilat, pasi panë reagimin e Beogradit, filluan të kërkonin nga Kurti të tërhiqësh dhe të shkelte ligjet në fuqi dhe të ktheheshin në zgjedhje demokratike; qendrimet e Ramës janë po ashtu të karakterit “kurthues”, sepse edhe ai i mbështeti zgjedhjet në veri dhe pasi pa reagimin e Beogradit mbështeti kërkesat perëndimore; qendrimet e Kurtit, i cili ka kuptim të pjesshëm të realitetit në të cilin jeton dhe për pasojë bën gabime fatale dhe mban qendrime të padrejta. Për shembull, kur i tregon Ramës kushtetutën e republikës së Shqipërisë dhe detyrimin e tij kushtetues për mbrojtjen e shqiptarëve: sepse nga këndvështrimi i Ramës apo çdo “rame” në Tiranë, ai ka të drejtë të kontribojë në një krizë ndëretnike edhe në Kosovë.  

Është tjetër çështje pastaj se pse Rama nuk e sheh detyrimin e tij kushtetues dhe historik dhe e lidh “planin” e tij me arsye idiote. Këtë fakt e tregoi edhe kur u pyet gjatë njoftimit të tij për anulimin e takimit. Ai nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me pakicën tonë në Luginën e Preshevës! Hamendësisht, sepse kërkon ta kalojë “kontributin” e tij në zgjidhjen e krizës me gjysmë të vërteta. Por as gazetarët nuk këmbngulin kur e pyesin.

Kështu përfunduam turpi i botës: me një Ramë që kishte mundësi të mos e anulonte takimin në emër të detyrimeve të tij kushtetuese dhe historike dhe pse jo, të kontribonte në krizën e radhës por duke treguar gjithë të vërtetën: se edhe ai ka përgjegjësi për të, kur mbështeti zgjedhjet jodemokratike dhe nuk u përpoq të ndalonte kurthin drejt të cilit po ecte Kurti. Por ai nuk veproi kështu por ndoqi vendimet e Kurtit dhe amerikanëve dhe më pas të institucioneve evropiane dhe pastaj ndërhyri me një “plan” që nuk e këshilloi as me Kurtin e as me popullin shqiptar!  

Por mes nesh ka qendrime të ndershme, ndryshe nga të Kurtit dhe Ramës, i cili e fillon historinë e krizës në veri nga bojkoti i serbëve dhe jo nga zgjedhjet dhe veprimet që çuan tek ato. Haradinaj, për shembull, tregon gabimin lidhur “tabelat” (ose targat) për të cilat Kurti nuk u pajtua me amerikanët; më pas, sipas tij, ai gaboi kur nxitoi për të zhvilluar zgjedhje; dhe gaboi edhe një herë me kryetarët që morën pak vota dhe nuk u kualifikuan si kryetarë të mirëfilltë. Sipas tij, të tre këta gabime u shfrytëzuan nga Serbia.

Qendrimi i Haradinajt, rrjedhimisht, është i drejtë, sepse SHBA-ja vërtet nuk u pajtua me qasjen e Kurtit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes lidhur me targat; madje ajo kërkoi dhe shtyrjen me 48 orë të zbatimit të fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në Kosovë. Ndaj kërkesës së saj Kurti u përgjigj me miratim për “t`u dhënë mundësi bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja”.

Haradinajn e vërteton dhe një artikull i Nju Jork Tajms sipas të cilit Kurti ndihmon Vuçiçin me veprimet e tij (duke ndjekur pohimin e një deputeti serb) pikërisht sepse ai shkakton kriza të njëpasnjëshme dhe për pasojë e detyron atë të kundërveprojë me vendime “patriotike” ose për të mbrojtur serbët në Kosovë dhe kështu i rrit atij popullaritetin në kohën kur amerikanët janë në një përpjekje disa mujore për ta rrëzuar atë, pikërisht sepse nuk i besojnë për marrëveshjet që nënshkruan dhe ato që thotë.

Se si mund të zgjidhet kriza është e qartë: së pari duke treguar të gjithë fajtorët e saj (sipas radhës, Kurtin, një pjesë të opozitës në Kosovë, Ndërkombëtarët dhe Ramën); dhe së dyti, në veri mund të përdoret policia e Kosovës siç pretendon Kurti ―për të vendosur rendin― por duke bashkërenduar përpjekjen bashkë me ndërkombëtarët, sidomos nëse përdoret nga Kurti dhe përgjegjësia e tyre në krizë. Nëse ai përdor këtë variant, do t`i duhet të pranojë gabimin e tij dhe të ndajë përgjegjësinë si me ndërkombëtarët ashtu dhe me Ramën; ndryshe mbetet përdorimi i variantit perëndimor i cili nuk garanton siguri dhe qendrueshmëri në veri. 

Pështjellimi i Thaçit dhe Kurtit me Serbinë dhe një “strategji” për drejtësi të popullit shqiptar

Kjo analizë e publikuar rubrikën e edorialit është përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA