...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia humbet garën për Këshillin e OKB-së përballë SHBA-së dhe Shqipërisë

Rusia kërkon t`i ribashkohet Këshillit të drejtave të njeriut në OKB në zgjedhje që pritet të jenë një provë kyçe e Rusisë pas përjashtimit të saj në prill të vitit të kaluar pasi mobilizoi trupat ushtarake në Ukrainë.

Ylli Përmeti

26/09/2023 - 13:35

Diplomatët rusë duan, raporton BBC, të ribëhen anëtarë të Këshillit në fjalë për një afat trevjeçar. Sipas të njëjti burim, Rusia ka qarkulluar qendrimin e saj mes anëtarëve të OKB-së duke u kërkuar atyre mbështetjen. Votimi do të zhvillohet muajin tjetër, më 10 tetor.

Rusia zotohet, sipas dokumentit të zotëruar nga BBC-ja, të gjejë “zgjidhje të përshtatshme për çështjet e të drejtave të njeriut” dhe kërkon të ndalojë këshillin të bëhet një “vegël që u shërben dëshirave politike të një grupi vendesh”.

Hamendësisht grupit që udhëheq SHBA-ja.

Këshilli bazohet në Gjenevë dhe ka 47 anëtarë, çdonjëri i zgjedhur për një afat trevjeçar. Rusia do të garojë me Shqipërinë dhe Bullgarinë për dy ndenjëse të rezervuara në këshill për vendet qendrore dhe lindore evropiane. Votimi do të përfshijë 193 anëtarë të asamblesë së OKB-së në Nju Jork. Diplomatët thonë se Rusia po bën një fushatë agresive duke u ofruar vendeve grurë dhe armë në shkëmbim të votave të tyre. Si pasojë, Rusia mund të bëhet sërish anëtare.

Kërkesa ruse thotë se ajo kërkon të “nxisë parimet e bashkëpunimit dhe forcojë dialogun e ndërsjellë dobiprurës dhe plotë respekt në këshill me qëllim që të gjenden zgjidhje të përshtatshme për çështjet e të drejtave të njeriut.

Toni i saj thelbësor është të përdorë anëtarësinë e saj për “të parandaluar prirjen në rritje të kthimit të Këshillit në vegël që i shërben dëshirës politike të një grupi vendesh”. Ajo thotë se nuk do që ai grup të “dënojë qeveri jo-besnike për politikën e tyre të jashtme dhe të pavarur”.

Rusia u pezullua në prill të vitit 2022 nga 93 anëtarë të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, me 24 kundër dhe 58 të abstenonin. Në qendrimin e saj Rusia fajëson SHBA-në dhe aleatët e saj për humbjen e anëtarësisë.

Megjithatë, përpjekjen e fitoi SHBA-ja dhe Shqipëria ndërsa Rusia humbi: sepse 123 vende anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së votuan për Shqipërinë si një prej 15 vendeve që do të ulen në KDNJ nga 1 janari 2024 deri në 31 dhjetor 2026 ndërsa Rusia mori 83 vota.

Raport i përditësuar

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA