Gazeta-portali "Express": lavatriçe e krimit të organizuar
12/11/2016 - 08:04
Xhevat Gjini (Bislimi)
Lavatriçja (shpërlaresja) e krimit të organizuar, gazeta-portali "Express" e Berat Buzhalës po punon me kapacitete të plota për "pastrimin" e atyre që me veprimet ose mosveprimet e tyre vranë Astrit Deharin!! Ketij portali sa të pistë aq edhe antishqiptar po i bashkohet (sipas paralajmërimëve!) edhe një portal tjetër po kaq i pistë, "Indeksonline"!! Këto portale-instrumente të krimit të organizuar janë "furnizuar" nga padronet e tyre me incizime dhe të dhëna tjera që nuk do të guxonin as të binin në duar të tyre dhe as të publikoheshin derisa të përfundonin hetimet... Shpërndarja e provave që mund të përdoreshin vetem nga organët policore dhe gjyqësore tregon se shteti-Republika e Kosovës është kapur fort nga segment të caktuara të krimit të organizuar-mafias!! Në shtetet normale nuk do të mund të merreshin prova të tilla nga "burimet e brendshme", siç thotë portalbuzhala... Por, nëse do të merreshin organet kompetente do të hapnin urgjentisht hetime dhe Berat Buzhala dhe buzhalët tjerë do t'i pillnin ato "burime të brendshme"! Është e qarte se "burimet e brendshme" të portalëve "Express" dhe "Indeksonline" janë ata që kanë kapur shtetin dhe po e përdorin për qëllime kriminale dhe krejt antishqiptare ! Në cilin vend tjetër të botës (në shtete normale) nuk do të suspendohejë gardiani, drejtori i burgut e madje edhe Ministri në raste të një vdekjeje-vrasjeje të këtillë?! Kjo mund të ndodhë dhe po ndodh në Kosovën tonë !!
Nuk ishte dhe nuk është në traditen e shqiptarit që akoma pa përfunduar ditët e ngushëllimëve të bëhet fushatë kaq e pacipë dhe kaq kriminale ndaj viktimës !! Pjesë e kësaj fushate kriminale (e organizuar nga ata qe vranë Astritin) janë bërë edhe këto portale të pista!

Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 7 reads



