...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kuptimi i “Urdhrit të Legjionit të Nderit” dhe nderimi i Ramës dhe Kadaresë nga Franca

Titulli filloi të jepej për ushtarët si shpërblim, sepse besonte Bonaparti, vetëm kështu udhëhiqen njerëzit pa arsye ose ushtarët

SHJ

30/03/2017 - 15:21

Fjalori ynë i nderuar na thotë se ‘legjionet’ janë:

1. hist. Njësia ushtarake themelore në ushtrinë romake, që përbëhej nga shumë kohorta dhe që kishte rreth gjashtë mijë luftëtarë këmbësorë e kalorës. Legjionet romake. Kohortat e legjionit.

2. usht. Njësi e veçantë e trupave sulmuese, e krijuar nga disa shtete të Evropës për të pushtuar vende të tjera e për t'i mbajtur popujt e tyre të nënshtruar me anën e dhunës e të terrorit. Legjionet fashiste (naziste). Legjioni i huaj njësi e tillë ushtarake, e formuar nga Franca e nga Spanja me mercenarë të kombësive të ndryshme për të shtypur popujt e kolonive.

Sidoqoftë, ky titull është themeluar nga Napoleon Bonaparti. Ai synonte të siguronte besnikëri politike për ushtarët e tij. Nderimi do të përdorësh si një fasadë për ndere politike, dhurata dhe konçesione.[1] Ja si citon Banaparti pas kësaj përpjekje:

“Ti i quan këto xhingla (“babioles”), mirë, por njerëzit udhëhiqen nga xhinglat...mendon se ti do të jesh i aftë t’i bësh ata të luftojnë duke përdorur arsyen? Kurrë. Kjo është e mirë vetëm për studiuesin në studimin e tij. Ushtarët kanë nevojë për fitore, distinktivë, shpërblime”.[2]

Gjykuar nga gjendja ekonomike e Francës, e cila është në amulli thuajse të përhershme, dhe sektorëve të saj ‘strategjikë’, bujqësisë dhe prodhimit të armëve, mund të themi se nderimi i kryeministrit Rama më 2017 lidhet pikërisht me këta dy sektorë. Nuk është rastit që homologu francez e nderoi Ramën pasi nënshkruan marrëveshjen strategjike të Francës:

Takimi ynë i sotëm përbën një moment historik në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës, duke qenë se Marrëveshja e Partneritetit Strategjik, që sapo nënshkruam, mbulon tashmë të gjitha fushat e bashkëpunimit tonë dypalësh. --Fjala e Kryeministrit Francez Bernard Cazeneuve

Interesant ishte fakti se gazetarët e oligarkisë u munduan t`i jepnin tjetër kuptim duke theksuar se nderimi ishte rezultat i përpjekjes së Ramës për të pajtuar popullin tonë me Serbinë! 

Kujtojmë se ne si vend Francës i kemi blerë në mënyrë të përsiritur pajisje ushtarake ndërsa ndërmarrjet e saj bujqësore konkurrojnë ashpër me ndërmarrjet e popujve të ish-bllokut socialist. Në Rumani, për shembull, kanë falimentuar prodhuesit vendor përmes konkurrencës dhe tani po zgjerohen edhe në Kinë e vende të tjerë...

Ndaj në këto kushte nderimi merr tjetër karakter: më shumë diplomatik se sa meritokratik.

Me të njëjtin titull u nderua dhe Kadareja nga Makroni pas gjashtë vitesh, për meritën e tij që luftoi diktaturën ose “për veprat e tij, kurajon e tij për t’u ngritur ndaj një sistemi diktatorial...dhe si një mbrojtës i lirisë, një shkrimtar i madh për njerëzimin”.  

Titulli është më i larti në Francë por kuptimi i tij fillestar nuk është se të nderon vërtet. 

Referenca:

[1]The Cambridge Illustrated History of France (1st ed.). Jones, Colin, Cambridge University Press, f, 196. 

[2]Mémoires sur le Consulat, 1799 à 1804 [Memories of the Consulate, 1799–1804] (in French). Antoine Claire Thibaudeau (1827). Paris: Chez Ponthieu et Cie. ff. 83–84.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA