BE-ja gatitet për luftë por me arka të zbrazëta - Politico
Bisedat e pëshpëritura mes vendimmarrësve më me ndikim të BE-së zbulojnë një të vërtetë të re shqetësuese: kanë ikur kohët kur blloku kishte luksin t`i jepte përparësi planit të gjelbër ose të përmirësonte konkurrencën
Përpiluesja/Redaksia - SHJ (www.shqipëriajonë.org)
17/02/2024 - 13:20
BRUKSEL – Evropa po përgatitet për luftë. Kjo shumë është e qartë.
Bisedat e pëshpëritura mes vendimmarrësve më me ndikim të BE-së zbulojnë një të vërtetë të re shqetësuese: kanë ikur kohët kur blloku kishte luksin t`i jepte përparësi planit të gjelbër ose të përmirësonte konkurrencën. Tani gjithçka ka të bëjë me përballimin e konfliktit të mundshëm ushtarak që duket në horizont.
Një grup zyrtarësh të lartë evropianë, duke folur për POLITICO me kusht që të mos i identifikojmë, kanë përshkruar se si përgatitja e kontinentit për mosmarrëveshjet e ardhshme të armatosura është në krye të rendit të punës në një vit kur presidentët e organeve më të larta të BE-së ndryshojnë ose riemërohen, ndërsa Parlamentit Evropian rikrijohet. Sipas këtyre bisedave, drejtuesit kryesorë të bllokut po bashkohen rreth pesë ndryshimeve radikale të politikave ose shpenzimeve që mund ta shndërrojnë Evropën duke e vendosur atë në një lloj lufte që nuk e ka parë për breza.
"Kushtet financiare në disa vende evropiane janë të rënda dhe Bashkimi [Evropian] është në rrezik," tha Francesco Nicoli, një ekonomist politik i cili ka shkruar për shpenzimet e mbrojtjes të BE-së për institutin e mendimit Bruegel në Bruksel. “Ne duhet ta bëjmë këtë, ose rrezikojmë një luftë shumë më të madhe drejtpërdrejt brenda Bashkimit. Vetëm një zgjidhje kolektive mund të japë vërtet një përgjigje.”
Skenarët e rastit më të keq e bëjnë gjakun të ftohtë, por nuk ishin as në radar kur Ursula von der Leyen u bë presidente e Komisionit Evropian dhe Charles Michel u emëruan shefa të Këshillit Evropian gjysmë dekade më parë. Pritshmëria e pushtimit të ushtrisë së Ukrainës nga Rusia – fakt që mund të lejojë Vladimir Putinin të ndryshojë shikimin e tij drejt vendeve baltike ish-sovjetike të BE-së – që lufta e Izraelit me Hamasin të bëhet një konflikt më i gjerë në Lindjen e Mesme që tërheq Iranin – ndoshta me armët e tij bërthamore - dhe Kina që sulmon Tajvanin, nuk janë më thjesht makthe.
Mbi Kanalin, Mbretëria e Bashkuar po përballet me të njëjtin realitet, me gjeneralin Patrick Sanders, kreun e ushtrisë, muajin e kaluar që i bëri thirrje qeverisë të “mobilizojë kombin” për t`u përgatitur për një luftë me Rusinë. Shpërthimi i së shtunës nga Donald Trump, kandidati kryesor për të qenë kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, këshillon se ai do të dyfishojë retorikën evropiane të shpenzimeve të mbrojtjes që përdori gjatë presidencës së tij të parë nëse zgjidhet në nëntor. Ai tha se do të “nxisë" Rusinë të sulmojë çdo anëtar të NATO-s që nuk ka paguar mjaftueshëm.
Dikur e papërfytyrueshme
Historikisht, politika e mbrojtjes dhe investimet kanë qenë një shqetësim kombëtar. Ndërsa këto ditë ka njëfarë bashkërendimi përmes Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, ai është ende shumë i varur.
Por zhbalancimi në shpenzimet e sigurisë është i dukshëm për të gjithë. SHBA shpenzoi rreth 880 miliardë dollarë për mbrojtjen në vitin 2022, më shumë se Kina, Gjermania, Franca, India, Japonia, Rusia, Arabia Saudite dhe Britania e Madhe së bashku.
Në korridoret e pushtetit në Bruksel dhe kryeqytetet kombëtare, gjendja e pasigurt e Evropës ka mprehur mendjet teksa zyrtarët fillojnë të përpunojnë listat e dëshirave të politikave për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar të Komisionit, duke përfshirë ndryshimet që duhen bërë në buxhetin afatgjatë të bllokut prej 1 trilion eurosh.
Sipas tetë zyrtarëve të konsultuar të POLITICO, midis ideve që po hidhen në krye të tryezës është që vendet e BE-së të mbledhin bashkërisht pará në tregjet e borxhit për të mbuluar shpenziemt e mbrojtjes. Kjo mënyrë e gjenerimit të fondeve – për çdo gjë, e lëre më për mbrojtjen e përbashkët – dikur do të kishte qenë e paipërfytyrueshme, veçanërisht për shkak se qeveritë si Gjermania kanë frikë të jenë në rrezik për vendet që shpenzojnë më shumë në mënyrë të pamatur. Por kjo tabu u thye kur BE financoi shumë nisma të tilla për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike kombëtare pas pandemisë.
Zyrtarët përforcuan se konflikti Rusi-Ukrainë mund të jetë katalizatori i radhës për huanë e përbashkët për të financuar një shumë të përkohshme parash të krijuar për një rezultat specifik. Mund të jetë e ngjashme me skemën prej 100 miliardë eurosh të risigurimit të papunësisë, SURE, që ligjvënësit e Brukselit krijuan për të rritur përfitimet e papunësisë gjatë pandemisë.
“Lufta është kthyer në Evropë dhe garancia e sigurisë së SHBA-së në Evropë nuk është e pacaktuar, pavarësisht nëse Bajdeni rizgjidhet ose Trampi kthehet”, tha Manfred Weber, udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë dhe kandidati kryesor i saj në zgjedhjet e BE-së të vitit 2019. “Nëse duam të këqyrim planin e sigurisë së Evropës në dekadat në vijim, ambicia jonë do të duhet të jetë në mënyrë rritëse më e madhe se sa ndodh tani.”
Aksionet dhe obligacionet
Me politikanët që kërkojnë para që mund t'i drejtojnë drejt mbajtjes së Evropës të sigurt, një ide e dytë e ngritur me POLITICO ishte ripërdorimi i huave që mbeten të papërdorura nga fondi i rimëkëmbjes pas pandemisë së BE-së prej 800 miliardë eurosh. Nisma skadon në vitin 2026. Një ide tjetër, akoma më radikale, është përdorimi i të ashtuquajturave Fonde Kohezioni, pará nga buxheti i BE-së që tradicionalisht shpenzohen për modernizimin e zonave rurale, si p.sh. duke zhvilluar rrjete energjetike dhe hekurudha. Me pak aftësi krijuese ligjore, disa nga këto para mund të përdoren gjithashtu për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendeve në kufi me Rusinë, si Polonia dhe Finlanda.
Një skemë e mëtejshme e mundshme do të krijonte një etiketë investimi për fondet e fokusuara në mbrojtjen që mbajnë portofol aksionesh, obligacionesh dhe letrash me vlerë të tjera financiare, në të cilat mund të investojnë menaxherët e aseteve të mëdha dhe gjigantët e kapitalit privat.
Në këtë mënyrë, fondet e pensioneve dhe menaxherët e pasurisë mund të investojnë para në projekte që financojnë “qëllimet e politikës së përbashkët të BE-së”, siç tha një zyrtar, siç është mbrojtja. Klasifikimi do t`u jepte drejtorëve të parave siguri ligjore dhe do të shënonte investimet parësore brenda industrisë së mbrojtjes.
Anëtarët e departamenteve të Komisionit për politikën financiare dhe të mbrojtjes po shqyrtojnë nëse një klasifikim i tillë është e realizueshëm. Një mundësi është krijimi i një “liste pozitive” se ku nevojiten më shumë investime në industrinë e mbrojtjes. Kjo mund të nxisë bashkëpunimin ndërkufitar në Evropë, tha një zyrtar i Komisionit.
Një variant i fundit është t`i jepet Bankës Evropiane të Investimeve, huadhënësit të bllokut që pompon para në projektet e infrastrukturës, fuqinë për të përdorur muskujt e saj financiarë për të shpenzuar në mbrojtje.
Parandalimi bërthamor
Pyetjet kryesore janë se sa shpejt duhet dhe me të vërtetë mund të veprojë Brukseli pas zgjedhjeve në SHBA – dhe për çfarë duhet të shpenzojë BE-ja paratë e saj. Me një rimëkëmbje të ngadaltë ekonomike pas Covid-it dhe betejën me inflacionin që nuk ka përfunduar ende, ministritë e financave janë më të shqetësuara me gjetjen e mënyrave për të mbledhur para në vend që të vendosin se për çfarë t`i shpenzojnë ato.
Ajo që është e qartë, megjithatë, është se financimi i përbashkët ndoshta do të fokusohet në prokurimin e përgjithshëm dhe jo në vetë ushtritë. Për Weber, kjo do të thotë të investosh së bashku në teknologjitë e mbrojtjes dhe të mendosh për parandalimin bërthamor.
Shpejtësia me të cilën do të vijnë këto propozime legjislative varet nga kush fiton Shtëpinë e Bardhë, thanë zyrtarët. Rizgjedhja e Joe Biden do të lehtësonte presionin mbi Komisionin e ri, i cili më pas mund të propozojë projektligje individuale me një normë të qëndrueshme gjatë viteve të ardhshme. Kthimi i Trampit në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë, ka të ngjarë të shohë që një paketë e madhe nismash të arrijë me një hap, thanë zyrtarët.
Ndërsa politika ushtarake konsiderohet rreptësisht një kompetencë kombëtare, politikat e jashtme agresive ka të ngjarë të gjejnë veshë dashamirës nëse, siç sugjerojnë sondazhet, Parlamenti Evropian bëhet më i djathtë.
“Nuk duhet të na vijë turp që po rrisim shpenzimet e mbrojtjes sepse po mbrojmë atë që është kaq e çmuar për ne”, tha Karel Lannoo, shefi ekzekutiv i Qendrës për Studime të Politikave Evropiane, një tjetër institut kërkimor në Bruksel. Investitorët dhe evropianët duhet të përshtatin mentalitetin e tyre me këtë.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 40 reads



