...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ngrihen tensionet mes Amerikës dhe Rusisë: Serbia i bashkohet Rusisë kundër NATO-s

SHJ

10/04/2017 - 09:56

Ndërsa Tillerson, ministri i jashtëm i SHBA-së ngriti tonet pak ditë para se të shkonte në Moskë për bisedime lidhur me gjendjen në Siri —një taktikë diplomatike që rusët e interpretuan si paralajmërim për kërkesat e Uashingtonit gjatë bisedimeve me Moskën— kjo e fundit, paralajmëroi me një daklaratë të përbashkët me presidentin e Iranit, Hasan Ruhanin, se Uashingtoni ka “kaluar kufirin e kuq” –duke shkelur ligjin ndërkombëtar- dhe se të dy vendet do t’i përgjigjen çdo agresioni me forcë dhe do të rrisin mbështetjen e tyre për aleaten e tyre, Sirinë. Dy udhëheqësit kërkun një hetim “objektiv dhe të paanshëm për të gjitha rrethanat“, lidhur me sulmin me armë kimike në Siri.

Pas sulmit të SHBA-së në Siri, gjeneralët rusë, thanë se ishte “vetëpërmbajtja” e tyre që nuk iu përgjigjën me fuqi ushtarake Amerikës në Siri. Nëse do të kishin vepruar ushtarakisht, thanë ata, “një ditë pas sulmit, bota nuk do të ishte e njëjtë”. Duke nënkuptuar se një luftë botërore –mes dy superfuqive- mund të kishte shpërthyer. Herën tjetër, thanë ata, “ne do t’i përgjigjemi çdo sulmi”!

Kujtojmë se Rusia ka instaluar sisteme mbrojtëse raketore në Siri për mbrojtjen e bazave ushtarake ruse dhe jo për mbrojtjen e bazave ushtarake siriane. Pas sulmit, siç duket, kjo mbrojtje do të zgjerohet dhe do të përfshijë gjithë vendin. Kujtojmë, gjithashtu, se përgjat fazës parazgjedhore Trampi i jepte leksione administratës së Obamës se ISIS-i nuk mund të shkatërrohet duke i treguar kohën kur do ta sulmosh. Por duke e gjuajtur në befasi. Pak muaj pas presidencës së tij, ai ndryshoi kurs, dhe në vend të vazhdonte luftën që i kishte shpallur ISIS-it përgjatë fazës parazgjedhore, qoftë edhe duke aluduar ndonjë herë për përdorimin e ndonjë bombe bërthamore...la mënjanë ISIS-in dhe filloi të luftonte Asadin, sepse, siç duket, kuptoi se ai e kërcënon “sigurinë” amerikane dhe jo ISIS-i!  

Ministrat e jashtëm të G7 mblidhen sot për të biseduar për Sirinë dhe mbështetësit e saj!

Nga ana tjetër, Serbia do të marrë pjesë në provat ushtarake të Organizatës Kolektive të Sigurisë si një anëtare e kualifikuar për herë të parë në shtator (aktualisht ka status vëzhguese) bashkë me gjashtë shtetet që përbëjnë aleancën ushtarake rajonale -aleatë të ngushtë të Rusisë dhe ish-republika sovjete. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA