...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Dy mashtrimet kriminale të Berishës dhe mbështetësve të tij (pastori etj.) me ‘ligjin gjinor’

Dy janë mashtrimet e Berishës dhe mbështetësve të tij: njëra lidhet me ligjet që ka miratuar ai për LGBT-të dhe tjetra me kundërshtimin e disa vendeve anëtarë të BE-së të ligjit përkatës

Ylli Përmeti

13/11/2025 - 13:40

Berisha do të kishte vepruar njësoj po të ishte kryeministër, sepse nuk e ka të qartë çështjen e ideologjisë shumëgjinore (dëmet që shkakton ajo në shoqëri) dhe ai ose bën sikur nuk e di se atë e detyron BE-ja ose vërtet nuk e di. Dy janë, rrjedhimisht, mashtrimet e tij  dhe mbështetësve të tij: njëra lidhet me ligjet që ka miratuar ai për LGBT-të dhe tjetra me kundërshtimin e disa vendeve anëtarë të BE-së të ligjit përkatës. Por le të kujtojmë si fillim se si u zhvillua ideologjia shumëgjinore në Shqipëri dhe cila ishte ndihmesa e tij dhe pastaj të tregojmë pjesën tjetër të së vërtetës lidhur me Sllovakinë, të cilën e përmendën ndrikullat “demokrate” në televizionet e oligarkisë si kundër-peshë ndaj miratimit të ligjit nga Rama dhe partia e tij e shkërdhyer dhe e shkërdhatave:

Periudha socialiste (1944–1991) kur në pushtet ishte Enver Hoxha dhe më pas Ramiz Alia, me partinë komuniste, ndaloi raportet gjininjëjtë (ose homoseksualitetin) dhe kushdo që e ushtronte dënohej me burg deri në 10 vjet; periudha “demokrate” (1992–1997) kur në pushtet ishte Sali Berisha (Partia Demokratike) dhe e shkriminalizoi veprimtarinë përkatëse në vitin 1995 ndërsa gjatë viteve 1997–2005 kur në pushtet ishte Fatos Nano dhe Ilir Meta (Partia Socialiste) filluan të krijohen organizatat e para LGBT, si GISH (2002) por veprimtaria ishte e kufizuar dhe me shumë sfida. Gjatë viteve 2005–2013 kur në pushtet u rikthye Sali Berisha (PD) në vitin 2010 u miratua ligji kundër diskriminimit, i cili përfshin edhe mbrojtjen e LGBT-istëve – një ligj, u tha ateherë, nga më “përparimtarët” në rajonin tonë ndërsa u dëshmua një vit përpara se të humbiste pushtetin dhe parada e parë e “krenarisë” nga organizatat përkatëse por 2013–sot (2025) kur në pushtet erdhi Edi Rama (Partia Socialiste), veprimtaria LGBT rritet, me “Aleanca LGBT” dhe “Pro LGBT” në qendër të lëvizjes. 

Janë pikërisht pushtetarët përkatës (Berisha, Nanua, Meta, Rama) dhe ato ligje që kanë krijuar kushtet për organizatat përkatëse të majmen me fondet e BE-së dhe të pushtojnë median dhe rrugët dhe në pangopësinë e tyre të shfrytëzojnë fëmijë të varfër dhe në nevojë duke i shtyrë në kurvëri dhe orgji (si rasti L. Myrtos) dhe të përdorin ndaj tyre dhe “trajtime hormonale”, me qëllim që të duken “më femra se ç`janë” dhe t`i paraqesin në sytë e BE-së si prova se Shqipëria “ka plotë ndryshe-gjinorë apo transgjinorë” dhe ajo duhet të shtojë fondet që ata të majmen dhe bashkë me majmjen e tyre të përparojnë me ideologjinë shumëgjinore.  

Por le të shqyrtojmë arsyetimin tjetër të Berishës dhe mbështetësve të tij: se ja, thonë ata, “Sllovakia e ndaloi ligjin gjinor”, duke kërkuar të njëjtin veprim nga Rama!

Në të vërtetë, parlamenti i Sllovakisë miratoi një rishikim të kushtetutës së saj që përfshinte masa që synonin të drejtat LGBT, nga përcaktimi se meshkujt dhe femrat janë të vetmet gjini të njohura deri te bërja thuajse të pamundur për çiftet e të njëjtës gjini të birësojnë fëmijë, duke ndjekur qendrimin e Rusisë, ku çifteve të së njëjtës gjini u është ndaluar të birësojnë fëmijë dhe përmendja e çështjeve LGBT është gjithashtu e ndaluar, si dhe të Hungarisë, ku partia qeverisëse Fidesz, e udhëhequr nga Viktor Orbáni, ka kufizuar veprimtarinë e organizatave LGBT.

Por BE-ja mund t`u përgjigjet ndryshimeve kushtetuese të Sllovakisë përmes disa rrugëve ligjore dhe politike, duke përfshirë procedurat e shkeljes, dënimin politik, ndalimin e fondeve të BE-së dhe aktivizimin e procedurave më të gjera të sundimit të ligjit. Masat e përmendura u mbështetën dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe 55 organizata menjëherë pas miratimit të tyre nga Këshilli Kombëtar i Republikës sllovake. Pritet të shihet se si BE-ja do të veprojë kundër Sllovakisë dhe Hungarisë. Ajo do të veprojë edhe për të parandaluar “rebelime” të ndonjë anëtari tjetër. Kështuqë Berisha dhe futjakotistët e tij me në krye pastorin, që synojnë ta bëjnë Shqipërinë pjesë të BE-së, ku ligjet e Brukselit ose ndërkombëtarë mbizotërojnë ndaj ligjeve kombëtarë, si do të vepronin për të parandaluar veprimet “hakmarrëse” të Brukselit nëse nuk e miratonin, kur dihet se vendi ynë ka krijuar varësi më të madhe ndaj BE-së në përgjithësi dhe Greqisë dhe Italisë në veçanti?  

Duhet thënë se ndaj ligjit gjinor heshti Qori, Shehaj dhe sorosistët e rinj të partive të reja. Por nga këta duhet theksuar Qori sepse ai thotë se është “kundër sistemit”. Kujtoj se ashtu thoshte dhe Rama përpara vitit 2013 por duke qenë pjesë e sistemit. Qori, në të vërtetë, s`ka asnjë ndryshim në çështjen shumëgjinore nga partitë në pushtet; madje ai i mbështet ato. Ka munguar, sigurisht, përfshirja e tij në paradë. Por nuk do të vonojë të jetë pjesë e tyre meqënse ato organizata kanë pará dhe mbështetje të madhe dhe ai ka nevojë për mbështetje (vota) dhe të njëjtët e tij, si në Uashington (“demokratët” neoliberalë) ashtu në anët tona (Kurti etj.) janë protagonistë në krijimin e ideologjisë shumëgjinore.

Njerëzit pa parime (të qarta), si Qori, në fund të fundit, gjithnjë kanë si qëllim pushtetin dhe jo parimet, sepse po të kishte parime të qartë lidhur me ligjin përkatës dhe ishte në karakter parimor, do ta kundërshtonte atë siç do të kishte kundërshtuar shkeljet ligjore ndaj ligjit të medias dhe ligje të sektorëve të tjerë (energjitikë, prokurime etj.). Por kundërshton vetëm shkeljen e ligjit të punës por edhe atë sa për të dalë në shesh dhe fituar ndonjë votë se për të çuar ndonjë padi në prokurori s`bëhet fjalë, se me programin politik që ka paraqitur s`ka për t`i ndihmuar kurrë njerëzit e punës…           

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA