...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Katër arsye pse marrëveshja Ramë–Vuçiç për konsullatat është tradhëti kombëtare

Shqipëria shmang përplasjet dhe bën lëshime duke u dhënë përparësi synimeve të integrimit evropian, sipas qasjes së Sorosit dhe neoliberalëve amerikano-evropianë

Ylli Përmeti

31/07/2026 - 12:30

Katër arsye pse marrëveshja Ramë–Vuçiç për konsullatat është tradhëti kombëtare

1. Pabarazia e e stërmadhe mes dy bashkësive;

2. Dobësimi i Prishtinës mbi çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe serbëve në veri të Kosovës;

3. Krijimi i një “dritareje” të re për ndikim serb në veri të Shqipërisë; dhe

4. Vazhdimi i një trashëgimie jovepruese të diplomacisë shqiptare ndaj çështjeve të shqiptarëve jashtë kufijve.

Pse është tradhëti ndaj Kosovës por Shqipërisë marrëveshja (jopërfundimtare) e Ramës dhe ministrit të tij, me Serbinë, për të lejuar hapjen e një konsullate serbe në Shkodër në këmbim të një konsullatë shqiptare në Luginën e Preshevës?

Jo vetëm sepse është e pabarabartë —parë nga këndvështrimi i numrit të shqiptarëve në Serbi dhe serbëve në Shkodër, është tejet i pabarabartë: rreth 60, 000 shqiptarë përkundër disa qindra—dhe arsyes tjetër, se Rama i heq nga dora pushtetin kryesor Prishtinës për ta përdorur kundër Serbisë për pakicën serbe atje (ti thojë, se nëse ti kërkon autonomi për pakicën tënde ashtu kërkoj dhe unë për pakicën time), por dhe arsyes tjetër, se Rama i krijon Beogradit një dritare për të krijuar pakicë serbe në Shkodër dhe përparuar synimet e tij gjeopolitike më të gjera.

Kërkesa nuk vjen kot nga Serbia por ka qëllime gjeopolitike.

Parë nga një këndvështrim historik, Rama dhe klasa jonë politike në tërësi, ka qenë pasive, gjatë dekadave të fundit, ndryshe disa shtete të Ballkanit të cilët kanë përdorur institucionet ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe forume të tjera shumëpalëshe, për të ngritur çështje që lidhen me të drejtat e bashkësive të tyre kombëtare jashtë kufijve. Serbia e ka paraqitur vazhdimisht në OKB gjendjen e serbëve të Kosovës, ndërsa Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe të tjera kanë ndjekur në periudha të ndryshme çështje që lidhen me pakicat.

Në të kundërt, Shqipëria përgjithësisht ka ndjekur një qasje shumë më të përmbajtur dhe, veçanërisht gjatë tri dekadave të fundit, rrallë e ka përdorur OKB-në për të ngritur shqetësime mbi të drejtat e bashkësive shqiptare jashtë kufijve të saj, përfshirë shqiptarët në Greqi, Serbi dhe vende të tjera. Ky ndryshim pasqyron dy qasje të ndryshme diplomatike: njëra që i ndërkombëtarizon çështjet e pakicave, dhe tjetra që shmang përplasjet dhe bën lëshime duke u dhënë përparësi synimeve të integrimit evropian, sipas qasjes së Sorosit dhe neoliberalëve amerikano-evropianë.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA