Amerika kundër Koresë së Veriut: kush do të gjuajë i pari?

Gideon Rachman (FT)
19/04/2017 - 11:33
Në vitin 1950-të, një ndërthurje e fjalëve të keq-gjykuara nga Uashingtoni dhe një keqllogaritje në Penian çoi në shpërthimin e luftës koreate. Tani, ndërsa bota kundron perspektivën se një luftë tjetër mund të shpërthejë në peninsulën koreate, rreziku është se qeveritë në SHBA dhe Korenë e Veriut do të keqgjykojnë edhe një herë — dhe do të rrëshqasin në konflik.
Shumë historianë gjurmojnë shpërthmin e luftës së Koresë në një fjalim të Dean Achenson në Klubin e Shtypit Kombëtar në Uashington në janar të vitit 1950-të. Ministri i jashtëm i SHBA-së foli rreth “perimetrit mbrojtës” amerikan në Azi — dhe sugjeroi se Koreja qendron përtej perimetrit. Në Penian, udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Il Sung, shënoi implikacionet e qartë se SHBA-ja nuk do të mbronte Korenë e Jugut. Pesë muaj më pas ushtria e tij zbarkoi në paralelen e 38 dhe pushtoi Jugun. Por Kim gaboi në përllogaritje. SHBA-ja luftoi. Lufta e Koresë kushtoi qindra mijëra jetë, dhe çoi në luftë të drejtëpërdrejtë mes SHBA-së dhe forcave kineze — dhe nuk ka ndaluar kurrë zyrtarisht. Deri më sot, paqja në Kore ruhet me një armëpushim sesa me një traktat zyrtar paqeje.
Ku Acheson-i sinjalizoi indiferencë, Trampi po sinjalizon vendosmëri — duke u përbetuar se SHBA-ja do të ndalojë programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe duke aludur rëndë se ai është gati të ndërmarrë veprim ushtarak parandalues (“pre-emptive”). Por edhe një herë atje është një rrezik i dallueshëm se Koreja e Veriut do të vickojë në mënyrë të paparashikueshme. Udhëheqësi i vendit Kimi, stërnipi i Kim Il Sung, ka përqafuar vetë-përmbjatjen e tij ushtarake, izolimin dhe paranojën. Nëse Kimi aktual konkludon se SHBA-ja është vërtet e gatshme për të sulmuar regjimin e tij, ai do të tundohet të gjuajë i pari. Nxitja e tij për të lëvizur shpejt do të rritet vetëm nga historitë e medias, se SHBA-ja planfikon të përfshijë një përpjekje të hershme për të vrarë udhëheqësinë e Koresë së Veriut. Doktrina e Koresë së Veriut, siç shprehet në provat ushtarake të fundit, parashikon përdorimin e parë të armëve bërthamore për të shmangur humbjen ose shkatërrimin.
Jeffrey Lewis, një ekspert akademik, shkruajti së fundmi në Politikën e Jashtme (Foreign Policy): “strategjia e Kimit varet nga përdorimi i armëve bërthaore herët — përpara se SHBA-ja mund ta vrasë atë ose përpara se forcat speciale të gjejnë njësitë e tij raketore...Ai duhet do të godasë i pari nëse do të godasë”. Megjithëse Koreja e Veriut nuk ka zhvilluar ende një raketë bërthamore e cila mund të godasë brigjet e perëndimit të SHBA-së, ajo mund të ketë raketa bërthamore të afta që mund të gjuajnë Korenë Jugore ose Japoninë. Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seuli, — i cili është vetëm 50 km larg kufirit jugor të Koresë së Veriut — është përfundimisht i cënueshëm kundrejt një breshërie shkatërruese të artilerisë konvencionale. Dhe Japonia dhe Koreja e Jugut janë shumë të shqetësuar nga armët kimike të Koresë së Veriut.
Aludimet e rëndë të Trampit se SHBA-ja po konsideron një sulm mbi Korenë e Veriut janë hartuar për të ushtruar presion mbi Kinën për të “shpëtuar” shtetin e saj mik në peninsulën e Koresë. Kjo qasje mund të funksionojë. Qeveria kineze është haptazi alarmuar nga ngjarjet e Koresë së Veriut dhe mund të trysnojë Penianin edhe më shumë. Është gjithashtu e mundur se regjimi i Kimit të jetë përfrikësuar më shumë përkundër kapardisjes së tij të jashtme që duket, dhe mund të pezullojë programin e tij bërthamor. Por ndërsa është me siguri e kuptueshme se strategjia agresive e administratës së Trampit mund të shpëtojë, me shumë gjasa Koreja e Veriut nuk do të tërhiqet — dhe strategjia e Trampit rrjedhimisht do të dështojë.
Në këtë rast, presidenti amerikan përballet me një mëdyshje. Do të tërhiqet “flota tejet e fuqishme” e Trampit nga peninsula koreane, me misionin e saj të parealizuar? Mund të paraqes administrata një intesifikim të sanksioneve ekonomike, ndoshta bashkë me Kinën, si një veprim tejet të ashpër që ajo ka premtuar? Trampi është i aftë për fshikullime të paturpshme në retorikë dhe politikë. Kështuqë është e sigurtë se ai ose do të tërhiqet nga Koreja e Veriut, ose do të përqafojë statu quo-në si ndryshim dramatik që ai ka kërkuar kaq kohë.
Sidoqoftë, është gjithashtu e mundur se Trampi ka bindur veten se një sulm i parë mbi Korenë e Veriut është një variant praktik. Të gjithë këto përfundime do të fluturojnë në fytyrën këshillimore ushtarake të tij, e cila mbron se është e pamundur të “pezullosh” programin bërthamor të koresë së Veriut me një dallgë të vetme goditëse dhe rrjedhimisht, duke ndjekur çdo mësymje të tillë, Koreja e Jugut, Japonia dhe bazat e SHBA-së në rajon, do të jenë të ekspozuara në shpagim. Ushtria e SHBA-së është e vetëdijshme për rreziqet që krijohen nga sulmi i parë mbi Korenë e Veriut. Kështuqë është me vend të kujtojmë se Gjenerali HR McMaster, këshilltari i sigurisë kombëtare të Trampit, i cili ka shkruajtur një libër duke qortuar gjeneralët amerikanë që nuk u dhanë këshillë të sinqertë politikanëve përgjatë luftës së Vietnamit. Përkundër kësaj ekziston rreziku se Trampi — pas një fillimi kaotik në presidencën e tij — të ketë nxjerrë përfundime se veprimtaria ushtarake është kyçi i imazhit “fitimtar” që ai premtoi për votuesit e tij. Presidenti pranoi duartrokitjen bipartizane që mori për bombardimin e Sirisë. Ai lëshoi një bombë tejet të madhe konvencionale në Afganistan pak më pas dhe biri i tij, Donaldi i ri, cicëroi ekzaltimin e tij — përfundoje me një emoji (imazh elektronik) të një bombe. Atje ka anëtarë të rrethit të brendshëm të presidentit që besojnë vërtet se administrata e Trampit po kundron një “sulm të parë” mbi Korenë e Veriut. Por nëse Kimi ka nxjerrë të njëjtët përfundime — ai do të shkrepë armët bërthamore i pari.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 199 reads



