...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Koreja e Veriut përgatitet për provën bërthamore; njësia luftarake amerikane drejt saj

SHJ

24/04/2017 - 11:03

Instituti i SHBA-Korea në SAIS (School for Advanced International Studies) në Universitetin Johns Hopkins në Uashington raportoi se Koreja e Veriut po përgatitet për provë bërthamore. Prova bërthamore mund të ndërmerret nga data 25 prill deri në 9 maj, tha Instituti, ndërsa pritet urdhëri i Penianit. Eshtë e rëndësishme të shënojmë se Koreja e Jugut do të zgjedhë presidentin e saj në 9 maj. Gjykuar nga përgatitja Koreja e Veriut po punon nëndhe për një shpërthim prej 0.5 megatonë.

Nga ana tjetër, aeroplanmbajtësja amerikane që po lundron drejt Gadishullit Korean, po shoqërohet tani nga dy destrojerë japonezë. Njësia lundruese filloi manovrat e përbashkëta detare sot në Paqësorin perëndimor.

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Carl Vinson, e cila shoqërohet edhe nga një destrojer amerikan i pajisur me raketa kruz, u urdhërua nga presidenti që të udhëtonte drejt Koresë ndërkohë që veprimet e Penianit kanë shtuar tensionet në rajon. Nuk është e qartë për sa kohë njësia luftarake amerikane do të shoqërohet nga destrojerët japonezë.

Marina amerikane tha se manovrat janë operacione rutinë që synojnë të përmirësojnë reagimin e mjeteve të marinës ushtarake dhe kapacitetet mbrojtëse, si dhe manovrimin efiçent.

Pravda. ru/Voa   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA