Amerika ‘pushtoi’ Korenë e Jugut dhe përgatitet për luftë
SHJ
30/04/2017 - 07:10
Pas dështimit të provës së parë Koreja zhvilloi një paradë ushtarake për të treguar fuqinë e saj ushtarake. Për këtë ‘dështim’ u aludua se ishte ndërhyrja e SHBA-së me armë elektronike që shkaktoi dështimin. Paralel me këtë proces SHBA-ja zbarkoi një luftë-anije në rajon. Peniani reagoi me zemërim, duke kërcënuar me një goditje parandaluese tejet të fuqishme. Ndërsa SHBA-ja filloi të instalonte një sistem kundërthënës anti-raketor prej 1 miliard dollarë të quajtur Thaad – për të cilin Trampi tha se do të paguajë Koreja e Jugut. Por Seuli argumentoi se do ta paguante SHBA-ja.
Sidoqoftë, tashmë sistemi raketor iu shit Koresë së Jugut dhe ndoshta në proces do të shiten edhe armë të tjera. Bashkë me sistemin raketor një bazë ushtarake amerikane u krijua në Seongju ku operojnë 28,500 trupa ushtarake. Banorët u befasuan me zbarkimin e trupave amerikane dhe u shqetësuan. Kështu befasia u kthye shpejt në zemërim për banorët: sepse baza amerikane prishi qetësinë e komunitetit dhe eksositemit. Shumë e konsiderojnë 'pushtim amerikan' dhe kundërshtojnë me protesta. Pajtimi mes dy Koreve duket i vështirë: sepse Koreja e Jugut nuk ulet për dialog nëse Koreja e Veriut nuk ‘ndryshon’ e para.
Paralel me këtë proces tarifat doganore për bizneset amerikane do të ulen në Korenë e Jugut dhe përparësia e Trampit është të përdorë sanksione ekonomike dhe shtrëngime diplomatike.
Koreja e Veriut provon armet e saj:
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 640 reads



