Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Rusisë: koracata amerikane e angazhuar
SHJ
14/05/2017 - 08:20
Koreja e Veriut të dielën provoi një raketë balistike që fluturoi për gjysmë ore, përshkoi rreth 800 km, dhe arriti një lartësi të pazakonshme (rreth 2,000 km) përpara se të zëbriste në Detin e Japonisë, tha ushtria e Koresë së Jugut, Japonisë dhe SHBA-së. Raketa që mund të jetë një tip ri është një sfidë e drejtpërdrejt kundrejt presidentit të ri të Koresë së Jugut që u zgjodh katër ditë më parë dhe vjen në kohën kur marinat e SHBA-së, Japonisë dhe Europiane zhvillojnë simulime luftarake në Paqësor. Paralel më këto prova luftarake, nuk kanë munguar përpjekjet për dialog: si fillim Trampi shprehu dëshirë të takonte Kim Jongun, më pas ministria e jashtme e Koresë u shpreh e gatshme për dialog. Por Korja nuk tërhiqet nga mbrojtja e saj pa u tërhequr Amerika nga politika e saj e jashtme: të qenit ‘polic’ botëror. AP
Qëndrimi i ministrisë së mbrojtjes ruse lidhur me këtë veprim ishte se 'raketa nuk e kërcënoi' Rusinë': sepse ajo fluturoi larg saj. Por amerikanët kanë filluar të dyshojnë lidhur me këtë qendrim të 'butë' të Rusisë...
Shtëpia e Bardhë, jo Trampi, iu përgjigj Rusisë se megjithëse ajo nuk kërcënohet nga raketat koreate, koracata e SHBA-së do të vazhdojë të jetë e angazhuar me Korenë e V. dhe se do të përballet me këcënimet e saj serioze.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 1042 reads



