...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Bilderberg 2019: pse zhvillohet dhe çfarë diskutohet?

Në të vërtetë mbledhja e Bilderbergut, e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme, veprimtaria e së cilës filloi në Hollandën e vitit 1954, dhe në vitin 2013-të u mblodh në Hertfordshire të Britanisë, kostua e së cilës kaloi 1.3 milion stërlina,[2] me pjesëmarrës 21 vende, kryesisht nga Europa Perëndimore, SHBA-ja dhe Kanadaja, është një mbledhje Anglo-Perëndimore Europiane-Amerikano Veriore që trajton kryesisht çështje gjeopolitike.

SHJ

01/06/2017 - 14:05

 

Bilderberg dhe Davos: mbledhjet e axhendës së globalizmit neoliberal dhe qeverisjes botërore

 

Përqendrimi pushtetit ekonomik dhe politik në pak duar në kuadër të një qyteti dhe efekti i tij është vrojtuar që në vitet ‘50 në Amerikë dhe nuk do të ishte e çuditshme që:

...në një ndër mbledhjet e Bilderbergut të vitit 1968-të, nënsekretari i shtetit amerikan për çështjet ekonomike, George Ball, të hedhë tezën e një “Shoqërie Botërore” (“World Company”), e cila do të fitojë pasuri kombëtare jo përmes kolonizimit luftarak, por përmes korpokracisë dhe duke nënshtruar kombet nën një sistem bankar ndërkombëtar të qendërzuar![1]

Në të vërtetë mbledhja e Bilderbergut, e cila zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme, veprimtaria e së cilës filloi në Hollandën e vitit 1954, dhe në vitin 2013-të u mblodh në Hertfordshire të Britanisë, kostua e së cilës kaloi 1.3 milion stërlina,[2] me pjesëmarrës 21 vende, kryesisht nga Europa Perëndimore, SHBA-ja dhe Kanadaja, është një mbledhje Anglo-Perëndimore Europiane-Amerikano Veriore që trajton kryesisht çështje gjeopolitike. Në këtë mbledhje nuk merr pjesë asnjë përfaqësues nga vendet e Lindjes dhe Ballkani, përjashto disa raste kur janë përfshirë individë nga klasa politike greke dhe turke (në vitin 2013-të morri pjesë zëvendës-kryeministri turk, Ali Babakan)! Ndërsa në vitin 2017-të u ftua ambasadori i Kinës. Përgjithësisht atje janë 140 pjesëmarrës dhe 14 gra, kryesisht, politikanë profesionistë, drejtorë korporatash -dhe bankash, dhe oligarkë.[3] Në maj-qershor të vitit 2014-të, kjo elitë, u mblodh në Kophenhagen të Danimarkës.[4]

Qoftë në Britani, qoftë në Danimarkë, politikanët profesionistë shkelin ligjin: sepse Kushtetutat përkatëse ndalojnë politikanët për të hyrë në bisedime private me të huaj (1799 Logan Act/Parliament’s Ministerial Code). Janë këto mbledhje dhe këta anëtarë që imponojnë mekanizmat dhe politikat e globalizmit neoliberal përmes politikanëve profesionistë që kooptojnë dhe përzgjedhin përgjatë procesit zgjedhor.[5] Kjo mbledhje sponsorizohet kryesisht nga “Goldman Sachs” dhe “BP” ose nga “Shoqëria e Bilderberg” — e cila është regjistruar në Britani. Gjatë mbledhjes së vitit 2017-të u diskutua sjellja e paqendrueshme e Trampit, presidentit amerikan. Është interesante se si gazeta “The Guardian” e shtroi “fatin” e Trampit në këtë takim, duke pyetur: do të pushohet Trampi nga Bilderber apo do të mbahet si një idiot i përdorshëm?[6]

Sidoqoftë, në mbledhjen e vitit 2018-të Trampi dërgoi personelin e sigurisë dhe ushtrisë duke përfshirë shefin e CIA-s David Petraus dhe në vitin 2019-të dërgoi Pomeon, ministrin e jashtëm. Tashmë mbledhja ka marrë deri diku karakter zyrtar meqënse njofton jo vetëm pjesëmarrësit por edhe çështjet që shqyrtohen.  

Ata janë, siç citon një studiues e brendshëm i këtyre mbledhjeve, dikush, jo askush, megjithëse disa janë më shumë dikush se të tjerët. Të ftuarit bartin distinktivë në ngjyra të ndryshme për t’u identifikuar statusi i tyre, me tregëtarët e sotëm të pakicës, punëtorët e shtypit, të shenjuar me ngjyra të ulëta portokalli. Shumë do të dëshirojnë një gotë shampanje në hotelin Belvedere, dhe të fërkojnë shpatullat me emra të njohur—ndoshta me një udhëheqës botëror ose me pronarin e një banke...këtu janë ekonomistët, bankierët, sekserët, avokatët, këshilltarët, përkthyesit — insekt mbledhës (“pooters”) me shumicë. Meqënse popullata botërore është 7.3 miliard, atje janë 73 milion në “një për qind”. Ajo reflekton gjithashtu se si operon ekonomia botërore: barrierat më të ulëta tregëtare çojnë në marrëveshje që realizohen në vende jofamiljarë ku krijohen më shumë mundësi për matrapazët. Puna në rrjetë dhe vetë-marketingu bëhen talente vendimtare. Për shembull, lidhjet e Sorosit, veçanërisht në botën politike, e pajisën atë me informacion që nuk njihësh përgjithësisht përpara se ai të bënte një pasuri të madhe në vitin 1992 duke shitur stërlinën dhe riblerë atë në çmim më të ulët...bëhet fjalë për korrupsion të stilit amerikan: korrupsioni dhe realpolitika janë të vështirë për t’u shmangur nga lubrifikimi i rrotave të globalizmit: çdonjëri lufton “për pushtet. Pushtet të gjallë, në madhështinë e tij të shëmtuar”...në ngjarjet vjetore të konferencave të Davosit dhe Bilderberg-ut, anëtarët e këtij klani “marrin pjesë në mënyrë rituale në këto ‘ceremoni’ për të parë dhe për t’u parë, për të afirmuar statusin e tyre dhe të njihen”.[7]    

Pushteti i kaosit dhe globalizmi neoliberal

[1]Titanic Battle or Insider Trading?Global Research, August 18, 2011.

[2]Cost of policing Bilderberg conference was £1.3m, The Independent, 17 June 2013.

[3]New World Order Secrecy: Who will be Attending the Bilderberg Meeting? Michel Chossudovsy, Global Research, June 05, 2013.Bilderberg 2013: welcome to 1984, The Guardian, 5 June 2013.Bilderberg 2011: The Rockefeller World Order and the “High Priests of Globalization”, Andrew Gavin Marshall, Global Research, June 16, 2011.

[4]Bilderberg 2014: War Criminals, Big Oil and “Too Big to Jail” Banksters Meet in Secrecy, Julie Levesque, Global Research, May 30, 2014.

[5]Global Power Project: Is the Bilderberg Group Picking Our Politicians? Andrew Gavin Marshall, Occupy. com, 27 November 2014.

[6]Bilderberg 2017: secret meeting of global leaders could prove a problem for Trump, The Guardian, 1 June 2017.

[7]Power people in Davos: some are more somebodies than others, FT, 12 Janury 2017. 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA