...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Trampi privatizon sistemin e kontrollit të trafikut ajror

VOA

05/06/2017 - 17:38

Presidenti Trump pritet të propozojë sot privatizimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror, në kuadër të një sërë njoftimesh gjatë kësaj jave, që kanë në qendër të vëmëndjes përmirësimin e infrastrukturës.

Aktualisht sistemi i kontrollit të trafikur ajror është pjesë e qeverisë federale.

Këshilltari kryesor i presidentit për ekonominë, Gary Cohen tha se privatizimi do të ndihmojë për të shkurtuar kohën e udhëtimeve si dhe do të çojë në shkurtime të shpenzimeve për karburantin. Presidenti Trump pritet të shkojë në Ohajo këtë javë ku do të diskutojë rreth përmirësimit të sistemit të transportit ujor të prodhimeve bujqësore.

Të premten ai ka në plan të vizitojë Departamentin e Transportit për të folur rreth reformave për përmirësimin e transportit rrugor dhe hekurudhor.

Gjatë fushatës elektorale presidenti bëri thirrje për të investuar 1 trilion dollarë për të përmirësuar infrastrukturën e vendit. Në buxhetin për vitin e ardhshëm administrata ka parashikuar 200 miliardë dollarë investime në infrastrukturë, që zyrtarët shpresojnë të pasohen nga investime të tjera. Zyrtarët po ashtu kanë diskutuar mundësinë që të nxisin administratat e shteteve të shesin tek firmat private objekte të ndryshme infrastrukturore.

Senatori demokrat Brian Schatz, që përfaqëson shtetin e Hawait tha se kjo qasje është “praktikisht e kundërta e një plani investimesh në infrastrukturë” dhe “është e destinuar të dështojë pa lindur ende”.

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve, demokrati Rick Larson, numri dy i Nën-komisionit të Kongresit për Aviacionin Civil, tha se propozimi për privatizimin e sistemit të kontrollit ajror “është një ide tjetër që duhet hedhur poshtë”.

“Kongresi duhet të vendosë për këtë”, tha ligjvenësi.

Ideja e privatizimit të sistemit të kontrollit ajror është një projekt i debatueshëm dhe kjo nuk është hera e parë që është propozuar.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA