...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Lufta e tretë botërore në horizont: Turqia dërgon ushtarë në Katar dhe ‘sulmon’ Amerikën

SHJ

07/06/2017 - 21:36

Garda revolucionare e Iranit akuzoi sot Arabinë Saudite se ishte ajo pas sulmeve në parlamentin e Iranit ku u vranë 12 vetë...pasi ISIS-i pohoi se ishin ata pas sulmit, duke ekspozuar ‘sigurinë’ e “lartë” në vend. Ndërkohë Turqia është radhitur kundër Iranit dhe Sirisë dhe tani kërkon të mbështesë Katarin për luftën ekonomike që i ka shpallur Arabia Saudite e vende të tjerë të rajonit duke miratuar zbarkimin e shpejtë të trupave ushtarake turke atje. Që nga viti 2014-të Turqia ka një bazë ushtarake me pak ushtarë në Katar (rreth 3000). Me izolimin e Katarit ajo synon të shtojë praninë ushtarake dhe të ndihmojë në modernizimin e institucioneve të ushtrisë së tij. Kurdët e Irakut shpallën referendumin për pavarësi – realizimi i të cilit do të çojë në ‘ndezjen’ e dëshirës për pavarësi të kurdëve në Turqi. Erdogani, ndërkohë, ‘sulmoi’ Amerikën për vendimin që mori Kongresi, pasi Erdogani dhunoi protestuesit përgjatë vizitës në Amerikë...se Erdogani është i padëshirueshëm në Amerikë!     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA