...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rusia do të shenjojë aeroplanët e Aleancës së udhëhequr nga Amerika në Siri

SHJ

19/06/2017 - 17:06

Rusia tha të hënën se do të “shenjonte” të gjithë aeroplanët e koalicionit të udhëhequar nga SHBA-ja mbi Siri ndërsa tensionet në rajon po rriten pasi një aeroplan luftarak amerikan qëlloi një aeroplan të qeverisë siriane.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se ajo po tërhiqet nga një marrëveshje me SHBA-në që synonte të shmangte përplasje ajrore mbi Sirinë. Marrë së bashku, lëvizjet nënvizojnë se si lufta në Siri po kërcënohet për t’u bërë një ferr për një përplasje më të gjerë ndërkombëtare.

Përshkallëzimi amerikano-rus vjen në të njëjtën kohë kur Irani shpërtheu një raketë balistike mbi ISIS-n brenda Sirisë në një shenjë tjetër ku fuqitë rajonale po rrisin përfshirjen në luftën gjashtë vjeçare.

“Çdo aeroplan, duke përfshirë aeroplanët e zakonshëm dhe aeroplanët e telekomanduar, që zbulohen në perëndim të lumit Eufrat, do të shenjohet nga mbrojtje tokësore dhe ajrore si objektiva ajror”, tha minisria e mbrojtjes ruse. FT    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA