Arrestohen veprimtarë të Organizatës Politike e qytetarë të tjerë
SHJ
01/07/2017 - 20:43
Përmes një represioni të pashoq policor janë dhunuar dhe arrestuar në mënyrë tinëzare pas përfundimit të protestës qytetarë, si dhe aktivistë e simpatizantë të Organizatës Politike. Deri tani dihet se të arrestuar janë aktivistët Arlind Qori dhe Bislim Lakna dhe qytetarët Erion Hysollari dhe Kliton Hysollari.
Ju bëjmë thirrje të bashkoheni sa më shumë para komisariatit nr.2, te “21 Dhjetori”!
"Vendi ynë nuk është të rrimë nëpër shtëpi, nuk është të shohim nga dritarja apo nga ballkoni se ndoshta të tjerët do ta zgjidhin hallin për ne. Shikoni se çfarë bëjnë uzurpatorët e parkut: ngrenë mure, sjellin me qindra njerëz me uniformë dhe pa uniformë, sepse duan t’na shkurajojnë. Duan të na thonë që nuk është i mundur rifitimi i parkut tonë. Por masiviteti ynë, këmbëngulja jonë, kurajoja jonë fiton gjithçka, jo më një park, jo më një qytet, por të gjithë vendin tonë!"
- Nga fjala e aktivistit Arlind Qori në protestën kundër shkatërrimit të lulishtes pranë ish-“Parkut të Autobusave”
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 107 reads



