...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse heshti masmedia kombëtare për protestën e djeshme dhe dhunën policore?

SHJ

02/07/2017 - 09:16

Masmedia kombëtare heshti –edhe një herë dhe pa ndroje- për betejën që zhvillonin shumë qytetarë pardje, dje dhe veçanërisht mbrëmë, kur policia dhunoi edhe një herë, qytetarët që mbronin pasurinë publike nga një tjetër masakër mjedisore në Tiranë, të cilën kryebashkiaku Veliaj e mbulon me propagandën e tij në masmedia përmes së cilës zhvendos vëmendjen e publikut nga betonizimi i hapësirave publike. Vitin e kaluar të njëjtët qytetarë zhvilluan një betëjë disa javore dhe shembullore për parkun e Tiranës. Pas dhunës së organizuar të qeverisë “Rama 1” ajo betejë u shpërnda. Fitoi bashkia dhe ndërmarrjet e saj të ndërtimit.

Bashkia fitoi –pa asnjë rezistencë- edhe për rikonceptimin e sheshit Skënderbej: sepse duhet thënë se rikonceptimi i tij –megjithëse deri diku i dëshirueshëm- u bë, jo sepse kryebashkiaku është ‘puntor’ apo ‘novator’, siç paraqitet, por për të njëjtën arsye: që të përdorë firmat e ndërtimit për vjeljen e milionave nga Banka Botërore (FSHZH) në shkëmbim të sovranitetit dhe pasurive tona kombëtare! Një patriot i vërtetë dhe pse jo, një ‘socialist’ i vërtetë, do të konsideronte më shumë se gjithçka tjetër aspektin e fundit: se fondet ose grantet nga institucione ndërkombëtare nuk jepen pa ndonjë dobi...

Por pse heshti masmedia jonë kombëtare? Sepse nuk do të zemërojë kryetarin e bashkisë dhe veçanërisht kryeministrin, të cilët, nuk është se ‘diktojnë’ gjithnjë politikën redaksionale të ndonjë shtypi kombëtar por është shtypi ai që i përshtat dhe i përulet pushtetit: sepse dihet tashmë se masmedia përfiton nga tenderat e qeverive vendore dhe qendrore. Ndaj është e rëndësishme që ta kuptojmë këtë problematikë dhe ndërsa organizohemi politikisht - ngremë një media të pavarur nga epeshet e pushteteve dhe i shërbejmë të vërtetës dhe popullit...

Qendrimi i një veprimtarje gjatë kohës kur disa veprimtarë të tjerë ishin në polici:   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA