...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Lajthit Rama nga Turqia: Shqipëria mund të bëhet front i ri i naftës në botë

SHJ

10/07/2017 - 12:47

Nuk lexon as edhe politikat e vendeve kryesore në naftë. Arabia Saudite, për shembull, paralel me industrinë e naftës, është në proces të zhvillimit të energjive të gjelbërta: sepse e ka kuptuar se nafta do të braktiset nga industria botërore dhe veçanërisht nga industria europiane dhe amerikane. Kur një vend orientohet drejt burimeve të tjerë energjitikë nënkupton se do ta brakstisë burimin aktual në afat-gjatë. Nuk këshillohet as edhe me studiuesit e kësaj fushe të cilët tregojnë me studimet e tyre se nafta jo vetëm që duhet të braktiset, kryesisht për shkak karakterit të saj ndotës, por edhe sepse ne kemi mundësi të zhvillojmë burime energjitike kryekëput të gjelbërta...     

Nga Kongresi Botëror i Naftës në Stamboll, Kryeministri Edi Rama foli për rezerva të pashfrytëzuara nafte në Shqipëri, projektin e TAP, ndërsa ftoi investitorët që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se me potencialet e pashfrytëzuara, Shqipëria mund të shndërrohet në front i ri i naftës në botë.

“Kemi një rritje të prodhimit të naftës, të blloqeve, gjithashtu të kapacitetit të rafinimit, duke qenë pse pjesa më e madhe e naftës bruto është ajo që kemi dhe çon drejt përmirësimit të sektorit të energjisë.

Aktualisht ka shumë për të folur për Shqipërinë dhe për të ardhmen e shkëlqyer, ku ne do të jemi.

Pas përfundimit të TAP, shpresojmë se do të jemi një mbështetje për BE-në dhe do ta zgjasim nëpërmjet degës adriatiko-joniane dhe një dege të dytë, Shqipëri-Kosovë-Serbi.

A mund të bëhet Shqipëria një front i ri i naftës, kemi çdo mundësi, kemi rezerva nafte dhe gazi të pashfrytëzuara.

Falenderoj presidentin Erdogan për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që kemi“, u shpreh Rama. Dita   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA