Lajthitja tjetër e Ramës: linjë ajrore shqiptare si linja turke që është në krizë dhe pasive
SHJ
11/07/2017 - 10:22
Dimë se në linjat ajrore, më të mirë, janë amerikanët dhe rusët. Dimë, gjithashtu, se linjat ajrore turke janë krijuar me ndihmën e amerikanëve dhe rusëve. Por dimë, në fund, se më të mirët kanë avantazhe kur ndërtojnë një linjë të kësaj natyre. Domethënë, nëse duan të të dëmtojnë, e bëjnë kur të duan. Linja turke, për më shumë, historikisht, ka patur kriza të thella. Aktualisht është në krizë ekonomike. Kryesisht për shkak të puçit ushtarak vitin e kaluar. Nuk e dimë se sa në krizë është në aspektin teknologik. Këtë lloj krize mund ta kuptojnë vetëm rusët dhe amerikanët. Qartësisht, Rama kërkon ndihmë teknologjike dhe logjistike nga një vend dhe individ që është ‘pasiv’ në këtë fushë. Domethënë, bartës jo krijues i teknologjisë përkatëse. Dhe siç janë turqit në raport me krijuesit e vërtetë të teknologjisë dhe infrastrukturës përkatëse ashtu jemi dhe ne me turqit: edhe më pasivë. Por dhe të cënueshëm për t’u minuar nga turqit në transportin tonë ajror në të ardhmen!
Por pse vepron kështu Rama? Sepse të gjithë e dimë që Erdogani ka dhënë ‘grante’ përgjatë qeverisjes “Rama 1” për restaurimin e kuvendit etj. Dhe dimë, gjithashtu, se Erdogani në politikën e jashtme –në këtë fazë- ka për qëllim të përparojë objektivin e tij: pushtimin ekonomik të rajonit me qëllim që ta pushtojë gradualisht politikisht. Dhe ka kuptuar se njerëzit më të mirë për këtë objektiv janë ata që e dashurojnë paránë por dhe janë padije për të gjeneruar kursime nga burimet e tyre ekonomike. Kur një njeri është padije dhe dashuron paránë, puna e një “perandori” të fshehur bëhet më e thjeshtë...në këtë proces Rama do të përdorë retorikë “kombëtariste” që të mbulojë politikat ose veprimet anti-kombëtare!
Rama:
“Në selinë qendrore të Turkish Airlines në mbyllje të vizitës, ku u diskutua për ecurinë e projektit ambicioz të ndërtimit të Linjës Ajrore Shqiptare, i cili tanimë ka hyrë në fazën e konkretizimit, me mbështetjen logjistike dhe teknike të kompanisë turke nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan.”- shprehet Rama.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 517 reads



