...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Rrëzohet avioni ushtarak amerikan - 16 të vrarë

VOA

11/07/2017 - 14:49

Zyrtarët nuk dhanë hollësi se prej nga ishte nisur dhe ku po shkonte avioni i cili u rrëzua në një fushë rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit të Mississippit, Jackson. Shkaku i rrëzimit po ashtu nuk ishte i qartë.

Zëdhënësja e Korpusit të Marinës, kapitenja Sarah Burns, tha vetëm se avioni KC-130 "pësoi një aksident".

Drejtori i emergjencave në kontenë Leflore, Frank Randle, u tha gazetarëve se 16 trupa janë gjetur në vendin e rrëzimit.

Marcus Banks, shefi i zjarrfikësve në qytetin Greenwood, tha se mbetjet e avionit janë shpërndarë në një rreze prej tetë kilometrash.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA