Është Turqia duke braktisur NATO-n?
SHJ
14/07/2017 - 16:00
Ndërsa Rusia e ndihmoi Ankaranë ‘pa kushte’ përgjatë grushtit — një zjarr masiv shpërtheu pranë bazës ushtarake të NATO-s në bazën ajrore të Incirlikut – ku, bashkë me bazën e Izmirit, janë stacionuar më shumë se 90 armë bërthamore taktike, më shumë se në çdo vend tjetër! Autoritetet turke dyshuan se ishte sabotazh anti-amerikan. Sidoqoftë, përplasjet e Erdoganit me perëndimin në përgjithësi dhe me Amerikën në veçanti, kryesisht lidhur me mbështetjen e kësaj fundit të Kurdëve, sollën tërheqjen e trupave ushtarake gjermane nga Incirliku dhe më pas blerjen e raketave ruse (S400) nga Turqia.
Kundrejt kësaj blerje amerikanët iu përgjëruan Turqisë që të qendronte një aleate (dhe ‘kliente’, sigurisht) e besueshme për mbrojtjen ajrore të NATO-s. Blerjet arrijnë 3 miliard dallarë. Ndërsa armët ruse do të manifakturohen në Turqi si pjesë e një marrëveshje për “transferimin e teknologjisë” ruse. Kjo zhvendosje ushtarake vjen për herë të parë pas 65 vjetësh të anëtarësisë së saj në NATO. Përgjatë kësaj faze, sistemi aktual mbrojtës i NATO-s zbuloi një dizavantazh: ai është tejet i ngadaltë dhe turqit po e përdorin si argument kundrejt amerikanëve. Amerikanët lëvizën menjëherë për të lobuar kundër blerjes së mundshme të sistemit rus (S400) dhe për të siguruar blerjen e aeroplanëve luftarak (100 F35A) nga manifakturuesit e SHBA-së.[1]
Shkurt, Erdogani gjendet, tashmë, me një këmb në NATO dhe me një në Rusi.
[1]Turkey edges towards missile deal with Russia despite US plea, FT, July 14, 2017.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 477 reads



