...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kina i kundërpërgjigjet Amerikës me 2,3 milionë ushtarë dhe armë sfiduese

SHJ

30/07/2017 - 14:43

Presidenti kinez Shi kryesoi një shfaqje spektakolare të pushtetit politik dhe ushtarak duke urdhëruar anëtarët e fuqisë ushtarake prej 2,3 milion ushtarë, të ndjekin besnikërisht udhëheqjen absolute të partisë komuniste kineze. Shfaqja nuk ishte vetëm një festim i 90 vjetorit të themelimit të  ushtrisë popullore kineze (gusht 1927) por dhe një përgjigje kundrejt qendrës kombëtare të trajnimit ushtarak amerikan në Fort Irwin në shkretëtirën e Majovës. Gazetarët e huaj nuk u lejuan të dëshmonin procesin në bazën ushtarake të Zhurihës, 400 km në jug-perëndim të Beixhingut në brendësi të Mongolisë. Media kineze tha se në paradë morën pjesë rreth 12,000 trupa ushtarake, më shumë se 100 lloj aeroplanësh dhe 600 pjesë të tjera elektronike ushtarake. Mes të tjerash, parada tregoi raketat interkontinentale kineze (Dongfeng-31G), të cilat kapin një rreze prej 11,000 km dhe janë të afta të godasin pjesët më të mëdha të SHBA-së.   

Kjo paradë vjen në kohën kur Amerika po kërcënon Korenë e Veriut…

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA