...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Putini dëbon 755 diplomatë amerikanë nga Rusia

SHJ

30/07/2017 - 20:42

Rusia ka përshkallëzuar masat duke iu përgjigjur sanksioneve amerikane duke urdhëruar që 755 diplomatë amerikanë të largohen.

Pala amerikane ka bërë një lëvizje e cila është e rëndësishme të theksojmë se nuk është provokuar nga ndonjë gjë, për të përkeqësuar marrëdhëniet ruso-amerikane. Ajo përfshin kufizime të paligjshme, përpjekje për të influencuar shtete të tjerë të botës, duke përfshirë dhe aleatët tanë, që kanë interesa për të zhvilluar dhe mbajtur marrëdhënie me Rusinë…Ne po prisnim për shumë kohë se ndoshta disçka do të ndryshonte për më mirë, ne kishim shpresa se gjendja do të ndryshonte. Por duket se nuk do të ndryshojë në të ardhmen e aftërt…Mora vendim se është koha për ne të tregojmë se ne nuk do të lëmë asgjë pa përgjigjur…ne rezervojmë të drejtën për përgjigje dhëmb për dhëmb por ne nuk do t’i përulemi diplomacisë së guzhinës, tha Putini mes të tjerash.    

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA