Unioni i Prokurorëve ankimon ligjin nga i cili do të 'digjen': për të mbrojtur pavarësinë e prokurorisë ?
VOA
02/08/2017 - 17:21
Ankimimi vjen vetëm një ditë pasi Kodi i Procedurës penale hyri në fuqi. Sipas Kodit tanimë, vendimet për pushimin e hetimeve, ndryshimin e akuzës apo zgjatja e hetimeve deri dërgimi i dosjes për gjykim, nuk janë një eksluzivitet i Prokurorisë por duhet të kenë miratimin e gjykatës. Është pikërisht ky aspekt që kundërshtohet nga Unioni i Prokurorëve.
Në tekstin dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese nënvizohet se Kodi i ri i Procedurës Penale “kufizon kompetencën e organit të Prokurorisë, si i vetmi organ i parashikuar nga Kushtetuta që ushtron ndjekjen penale. Heqja e ekskluzivitetit të organit të Prokurorisë në ushtrimin e ndjekjes penale përbën shmangie të këtij organi nga ushtrimi i veprimtarisë së tij kushtetuese”, thekson Unioni duke pretenduar se “në këtë mënyrë cenohet edhe parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve”.
Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka në dorë edhe një ankimim nga dy shoqatat e gjyqtarëve, ku kundërshtohen tre ligje të tjera të Reformës në Drejtësi, mes të cilave dhe ai për rivlerësimin e gjykatësve dhe prokurorëve, i konsideruar si elementi kyç i të gjithë procesit të ndërhyrjes së thellë në sistemin gjyqësor.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 25 reads



