Profka e Arlind Qorit mbi “oligarkinë ekonomike” dhe “modelin” e Jelcinit dhe Putinit
“Funksionarët e lartë shtetërorë ose të zgjedhurit vendorë”, dënohen nga “katër deri në dymbëdhjetë vjet” (ose katër herë më shumë) për korrupsionin pasiv
Ylli Përmeti
08/05/2025 - 09:04
Pyetjes së jogazetarit Çani, “oligarkë apo klientë”, Qori iu përgjigj se “prej dhjetë vjetësh”, oligarkët ekonomikë, “e kontrollojnë shtetin më shumë se ç`i kontrollon shteti ata”; ky është model i Jelcinit që “aplikohet”, sipas tij në Shqipëri ndërsa “modeli alternativë” ―“i klientit”― është i Putinit!
Së pari, ai duhet të na paraqesë ndonjë studim ku të tregohet p.sh., se nga 2 mijë vendimet e Ramës, njëmijë e një apo më shumë, i kanë kërkuar “oligarkët ekonomikë”. Së dyti, Jelcini drejtoi shtetin (1991-99) kur Rusia kishte paqendrueshmëri të mëdha, kur filloi privatizimi i pasurive shtetërore dhe kur vërshuan korporatat perëndimore për të zhvatur ndonjë “llokmë”. Kjo fazë mund të quhet kalimtare ―siç edhe quhet― por kurrë “oligarkike”, në kuptimin e Qorit, meqënse “rendi” i ri s`kishte marrë ndonjë trajtë të qendrueshme dhe oligarkët ekonomikë s`ishin shfaqur. Së treti, një qeverisje “klienteliste” nënkupton një “pakicë ose grup njerëzish të organizuar” që përfitojnë në dëm të shumicës ose popullit.
Putini erdhi në pushtet pas Jelcinit dhe gjatë qeverisjes së tij u krijuan dhe pasanikët e mëdhenj ose oligarkët ekonomikë. Si pasojë, ai mund të quhet oligarku i oligarkisë ruse, të cilën e parashtroi Jelcini dhe e zgjodhi populli rus, por kurrë një qeveritar “klientelist”, meqënse kanë munguar “grupe interesi të organizuara” por s`kanë munguar oligarkët ekonomikë, aq sa perëndimi shënjestron oligarkët e Putinit me qëllim që populli perëndimor t`i ketë sytë tek të Putinit dhe jo tek oligarkët e perëndimit.
Qeverisje klienteliste, në të vërtetë, kanë zhvilluar perëndimorët, meqënse nuk mungojnë as kartelet ose grupe pasanikësh të organizuar për të diktuar çmimet, as edhe grupet e fshehta të pasanikëve—çka tregon të vërtetën tjetër se kur Qori shënjestron Rusinë dhe jo perëndimin dhe sidomos Evropën, ku pasanikët e organizuar janë më të organizuar, ai flet me zërin e propagandës perëndimore e cila ka vite që shënjestron Rusinë për të fshehur veten!
Por çfarë do të ndryshonte, nëse teza e Lëvizjes Bashkë, se “oligarkia ekonomike dikton më shumë shtetin se sa shteti atë”, vërtetohej? Cilin do të shënjestronte populli si fajtor të gjendjes së tij: Kastratin, Manen dhe të ngjashmit pas tyre apo Ramën dhe Berishën? Përgjigjen deri diku na e jep Kodi Penal. Ja si e dënon ai korrupsionin aktiv dhe pasiv të funksionarëve publikë dhe të sektorit privat.
Për “korrupsionin aktiv” funksionarët publikë dënohen me burgim “nga gjashtë muaj deri në tre vjet”; njësoj dënohen dhe nëpunësit publikë; dhe të njëjtët, për “korrupsionin pasiv” dënohen me burgim “nga dy deri në tetë vjet”. Por “funksionarët e lartë shtetërorë ose të zgjedhurit vendorë”, dënohen nga “katër deri në dymbëdhjetë vjet” (ose katër herë më shumë) për korrupsionin pasiv ndërsa korrupsioni aktiv në sektorin privat dënohet me burgim nga “tre muaj deri në dy vjet dhe me gjobë nga dyqind mijë deri në një million lekë” dhe “korrupsioni pasiv” (ose pesë herë më pak) dënohet me burgim nga “gjashtë muaj deri në tre vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në tre milionë lekë”.
Se pse dënohen më shumë funksionarët e lartë shtetërorë se nëpunësit dhe njerëzit e sektorit privat, Kodi Penal nuk e sqaron por kuptohet nga zotimi dhe detyra e tyre: se funksionarët e lartë shtetërorë kërkojnë votën e poullit për të zbatuar ligjet në fuqi ndryshe nga njerëzit e sektorit privat. Drejtësia, rrjedhimisht, përdor dënimin sipas rëndësisë dhe në raport me kushtetutën, pavarësisht se ajo krijon oligarkinë politike. Gjykuar nga zotimi (kur kërkojnë votën dhe kur betohen) dhe detyra e “funksionarëve të lartë shtetërorë”, populli duhet të shënjestrojë oligarkët politikë dhe jo thjesht oligarkët ekonomikë.
Kodi Penal quan “korrupsion aktiv” kur “premtohet, propozohet, dhe jepet” dhe “pasiv” kur “kërkohet”, drejtpërdrejt apo tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregull a i një premtimi të tillë, për vete apo persona të tjerë, ose pranimi i një premtimi a premtimi, që vjen nga përfitimi i parregullt, nga personi që ushtron funksion drejtues ose punon në çdo pozicion në sektorin privat të kryer ose mos kryer një veprim në kundërshtim me detyrën a funksionin e tij”.
Fjalët “kyç” këtu janë “premtim, propozim, jap” dhe “kërkoj”.
Shtrembërimi` karakterit të shtetit nga partitë e raja: Qori udhëheq dinamikën
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 28 reads