...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pse nuk ndiqen penalisht punonjësit e Bankës Kombëtare?

29/11/2016 - 13:43

Shënim: dihet se banka jonë kombëtare mbahet me kursimet e popullit. Kur ajo jep kredi, rrjedhimisht, supozohet se ka njohurinë e mjaftueshme se kujt ia jep dhe merr masa paraprake për të parandaluar humbjet. Për shembull, duke kërkuar nga kredimarrësi kolateral. Mirëpo, ajo jo vetëm që nuk i merr këto masa, por kur humbet kreditë, si pasojë e falimentimeve...ajo i fshin kreditë nga regjistri dhe nuk dënohet! 

Por ja me sa ''naivitet'' e paraqet problematikën një e përditshme:

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, për tetë muajt e parë të vitit, vlera e kredive të fshira arriti në 6.3 miliardë lekë, nga bilanci i kredive me probleme.

Ulja e vlerës së kredive të fshira lidhet me një shterim të pjesshëm të këtij proçesi, pikërisht sepse pjesa më e madhe e kredive të humbura u fshinë vitin e kaluar. Fshirja më e pakët e kredive të humbura ka qenë e pamjaftueshme për të ulur më shumë nivelin e kredive të këqija gjatë këtij viti dhe në fund të shtatorit ky tregues arriti në 21.3%.

Megjithëse, BSH vlerëson se shuma e kredive që duhen fshirë në bilance ende është e konsiderueshme dhe pret që në muajt e fundit të vitit të ketë sërish një përshpejtim të pastrimit të bilanceve nga kreditë e humbura.

Përgjithësisht, ky proces është më i përqendruar në muajt e fundit të vitit, para se bankat mbyllin bilancin vjetor. Sipas ndryshimeve rregullatore që miratoi Banka e Shqipërisë vitin e kaluar, bankat duhet të nxjerrin nga bilancet kreditë që janë kategorizuar për më shumë se tre vjetësh si të humbura.

Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, deri në fund të muajit gusht vlera e kredive të humbura ishte rreth 61 miliardë lekë, megjithatë nuk ka një përllogaritje të saktë se sa prej tyre plotësojnë afatet e përcaktuara për t’u fshirë nga bilanci.

Sipas BSH-së, për të gjithë vitin 2015 bankat fshinë rreth 27 miliardë lekë kredi të humbura. Dita

 

 

 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA