...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Hipokrizia e familjes dhe shoqërisë shqiptare përballë krizës familjare

Nëse kërkojmë të kemi një komb të përparuar/të ndërgjegjshëm/përgjegjshëm, eduko dhe arsimo femrën

Genta Kaloçi

31/05/2019 - 15:34

Shprehja popullore, “vajzat tona, nuset tona” është reflektimi më i saktë dhe i plotë i shoqërisë dhe familjes shqiptare.

Krimi në familje si rrjedhojë e prindërimit të keq në një shoqëri e frymëzuar nga një sistem politikosocial pa vlera siç është kapitalizmi që ka në thelbin e tij kapitalin dhe pronën private mbi faktorin njeri.

Kur doli koncepti pronë private dhe e drejta e autorit jemi ngopur në plehra ekosocialopolitike dhe akademike që rënkon planeti dhe njerëzimi. Nëse kërkojmë të kemi një komb të përparuar/të ndërgjegjshëm/përgjegjshëm, eduko dhe arsimo femrën. Marrim dy raste konkrete, reale të shoqërisë sonë, nga ku mund të kuptojmë se si janë edukuar vajzat tona dhe më pas mund të kuptojmë përse jetojmë në një shoqëri të marrë si kjo e jona:

Njëra u martua jashtë vendit, në një qytet europian me mblesëri — fejesë dhe martesë brenda muajit; ishte shans për t`ia mbathur nga Shqipëria e kastës kriminale dhe shoqëria jonë dekadende. Pas disa muajsh i hyri lezeti i shpisë trekaçe dhe filloi gërrvërret si, - nuk laj shkallët; pse t`i laj unë e jo kunata tjetër. - nuse me kurs 3 mujor parukerie në Tiranë. - Jemi shumë dhe shpia është e vogël prandaj ta marrim ne meqënse mbajmë prindërit. Kusuret, kërkesat dhe ankesat shtoheshin dita ditës. Ndërkohë që ishte rritur në rrethinë larg kryeqytetit, në apartament 1+1 të kohës Xhaxhit pa kërkesa dhe pretendime të këtij lloji. Menjëherë pas martesës shtëpia tre kate i dukej e vogël! Pasi merrte udhëzime kryesisht nga e ëma në atdhe në krye të vitit dëbon anëtarët e familjes dhe përvetëson shtëpinë me idenë që të merrte prindërit e saj.

Çuditërisht ky fenomen ndodh nga vajzat e rrethinave që u hapet syri sa dalin nga guacka dhe martohen me ndihmën e mamakave dhe baballarëve parazitë. Menjëherë ndyshojnë mbiemrin, fusin në çertifikatë një kaqol, shndërrohen në përbindsha të jashtëzakonshëm për familjen dhe shoqërinë dhe në veçanti me modelin e tyre të prindërimit. Ky lloj i rëndomtë i femrës na penalizon të gjithave dhe rëndon shoqërinë në vetvete duke na vështirësuar jetën. Këto lloj femrash ngelin dhe me barrë dhe mendojnë se ditët e sotme mund të mbajnë peng mashkullin dhe se gjoja aty ishte fillimi dhe fundi i etiketimit shoqëror nëpërmjet martesës së sajuar për privilegje të rëndomta e të përkohshme.

Rasti i dytë:

Nusja fjalëpak përdor lloj-lloj justifikimesh për punët e shtëpisë. Në fillim s`i dëgjohej zëri, të linte me përshtypjen se s'kishte zë, por fliste në heshtje 24/7 me celular si stërgjatje e dorës dhe e mëndjes. Rrogën s`ia dorëzonte burrit në shtëpi për shpenzimet mujore sepse e konsideronte personale për shpenzimet e veta. Gjithçka tjetër e përcaktonte si detyrim i burrit rrogtar që ta mbante princeshën opa-opa, meqënëse i polli pasardhësin e Skëndërbeut. Në krye të vitit dua shtëpi, “pse nuk ka fëmija shtëpi te babai?” Nuk bëj punë se s`jam mirë, nuk jam nuse e 1700-ës, ndërsa pronat e vjehërrisë i do sipas ligjeve të para erës sonë pa detyrimet e përgjegjësitë që ka me to. Merr pastruese, - kush do ta paguante, sipas saj ose vjerra ose burri, ndërsa rroga e saj nuk prekej për detyrimet e shtëpisë. Pas celebrimit filloi shqetësimi se pse shtëpia del në emër të filanit dhe jo në të fistëkut; se nuk bëjmë dot punime se s`dimë nëse është e jona. Vjerra e sëmurë, mbi kurriz të gjitha, shtëpinë, fëmijën, ushqimin, pastrimin, ustallarët, rregullimet, kurse nusja turiste me të drejtë urdhërimi dhe pakënaqësie. Në fund si qershia mbi tortë, në krye të vitit, kulmi i kulmit familjaroshoqëror, - nëse s`vihet shtëpia në emrin tonë do të marrim përmbarues. Kështu nusja realizoi qëllimin e saj.

Ky është modeli i mjerimit nga i cili nuk na shpëton as kapitali, as pronat e as ikja nëpër botë për të gënjyer e mashtruar jetën dhe rrethin familjaroshoqëror. Ligësia dhe shejtandjallëzitë janë litari në fyt që shtrëngojnë dita-ditës deri sa të dalë shpirti mbi llumin e krijuar. Nuk shpëton kollaj me aferim mëkatesh, blerje besimesh, kurbane fetare, lutje, nuska, dua dhe agjërime të dala boje. Nuk shpëton dot as nga negativiteti që ndjek si hije nga pas kudo. Shpëtim, në këto kushte, nuk ka!

Në rang vendi dhe çdo ditë dëgjojmë minimumi 10 krime në familje për arsye të rëndomta, ndërkohë që nga ana tjetër vëmë kujën për krimin e organizuar shtetëror ndërsa kemi një klasë politike, drejtësi, media, biznes dhe shoqëri civile që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problematikave por e mbajnë peng shoqërinë, i shtojnë dhe bëhen palë me krimin dhe korrupsionin duke qënë rrënja e kalbësirës ekosociale. Çfarë mund të presësh nga familja e thjeshtë shqiptare me probleme e vështirësi e zhytur në skamje, mjerim, varfëri dhe analfabetizëm, ndërkohë që kasta e vendit përcjell si model suksesi mashtrimin ku të mundet dhe kur të mundet.

Shkencat sociale dhe psikologjike na e bëjnë të qartë se problematikat familjarosociale nuk zgjidhen me fjalë boshe por me shembull personal të ndryshimit të sjelljes së mëparshme duke e zëvendësuar me sjellje efektive dhe produktive. Toleranca nuk është dobësi, është vlerë komunikimi dhe bashkëjetese në mirëkuptim duke i lënë hapësirë palës tjetër të reflektojë, të tërhiqet nga marrëzitë, të gjejë alternativë tjetër zgjidhje për problemet me të cilët përballet. Përsëritja e gabimit dhe sjelljes problematike me forma të reja nuk është më gabim por tendencë djallëzore për përfitim.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA