...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Shqiptarët, thuajse të fundit në arsim

06/12/2016 - 18:48

Organizata ndërkombëtar OECD ka publikuar një raport mbi përparimin e arsimit në mbi 70 vende të botës.

Të dhënat janë bazuar tek testet e marra nga 15 vjeçarët në këto vende. Vendet që qëndrojnë në krye janë Singapori, i ndjekur nga Japonia dhe Estonia.

Studimi është kryer në tre drejtime, në matematikë, letersi dhe shkencë.

Sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet i 60-të në letersi nga 70 vende, ndërsa në Matematikë renditet 55-ti.

Renditja e publikuar nga BBC bëhet edhe në bazë të djemve dhe vajza.

Kështu, në Shqipëri vajzat janë më përpara, duke e renditur vendin tonë në vendin e 48-t me 439 pikë, ndërsa djemtë e rendisin Shqipërinë në vendin e 56-të, me 415 pikë.

Në përgjithësi, Shqipëria renditet në vendin e 51-t me 427 pikë.

Kosova renditet në përgjithësi në vendin e 48-të, me 378 pikë, por për sa i përket djemve dhe vajzave të marra në studim, shteti i ri renditet në vendin e parafundit, duke lënë pas vetëm Republikën Dominikane. Dita   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA