...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ç’u miratua dje në Kuvend?

Dita

16/12/2016 - 14:20

Pas diskutimeve dhe miratimit në parim dy javë më parë, Kuvendi ka miratuar seancën e kësaj të enjte nen për nen, me 80 vota, buxhetin e vitit të ardhshëm. Në buxhet është parashikuar një fond shtesë prej 100 milionë dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve nga 1 marsi i 2017-ës.

Ligji më i rëndësishëm i kësaj seance është votuar vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

 Ky buxhet parashikon rritje të pagave dhe pensioneve duke nisur nga 1 marsi i 2017-ës. Ndërsa rritja ekonomike pritet të kapë shifrën 3.5%.

Në total Buxheti për vitin 2017 është 436 miliardë lekë. Qeveria ka llogaritur t’i rrisë të ardhurat nga tatimet dhe doganat me rreth 21 miliardë në krahasim me faktin e pritshëm të këtij viti. Duke përfshirë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore, të ardhurat pritet të rriten në vlera neto me 23 miliardë lekë ose 6.5% më shumë.

 Ndërsa nga TVSH dhe Tatimi mbi vlerën e shtuar sëbashku është parashikuar rritje me 16. 2 përqind. Shpenzimet buxhetore për vitin 2017 janë parashikuar në vlerën 467. 2 miliardë lekë.

Një lajm i mirë është ai për buxhetorët. Kështu, prej 1 marsit të 2017-ës, falë një fondi prej 100 milionë dollarë të hequra menjanë nga buxheti, do të rriten pagat dhe pensionet deri në 10%.

Rritja e pagave do të përfshijë disa kategori si mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët apo dhe punonjësit e administratës. Deri në 10% rritje në pensionin e tyre do të përfitojnë edhe të gjithë pensionistët.

Seanca miratoi gjithashtu dhe tre pr/ligje, të propozuara nga Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, që parashikojnë krijimin e lehtësirave në ofrimin e shërbimeve publike. Me 81 vota u miratuan ndryshimet në ligjin “Për nënshkrimin elektronik”; dhe ndryshimet në ligjin “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara”, ndërsa ndryshimet në ligjin “Për dokumentin elektronik” u miratuan me 80 vota.

Ratifikimi i marrëveshjes së garancisë, ndërmjet palës shqiptare dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin “Shqipëria: plani i ristrukturimit të KESH-t” u miratua me 81 vota.

Anëtarët e rinj të Autoritetit të Konkurencës, Juliana Latifi dhe Ilir Gedeshi u miratuan përkatësisht me 67 vota dhe 65 vota.

Kuvendi miratoi sot me 82 vota pro dhe pr/rezolutën “Për vlerësimin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”, ndërsa Kuvendi miratoi edhe Kodin hekurudhor, i mbartur për votim nga seancat parardhëse.

Kuvendi miratoi me 81 vota pro p/ligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Me 79 vota pro u miratua p/ligji “Për

taksat kombëtare”, të ndryshuar .

Me 81 vota pro u mirtua – Projektligji “ Për disa ndryshime në ligjin nr.9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar 81 vota pro

Me 80 vota pro u miratua projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA