...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Denoncim: Veliaj krijon administratorë pallatesh për shërbime të drejta apo...?

Një përllogaritje thjeshtë e tarifës në këto vite ndaj familjeve të pallatit ku banoj në 15 vjet për çdo familje prej 120 euro pagesë mujore tregon politikën e padrejtë (ose tejet të pjesshme) lidhur me administrimin e pallateve

Genta Kaloçi

30/08/2019 - 13:30

Një përllogaritje thjeshtë e tarifës në këto vite ndaj familjeve të pallatit ku banoj në 15 vjet për çdo familje prej 120 euro pagesë mujore tregon politikën e padrejtë (ose tejet të pjesshme) lidhur me administrimin e pallateve. 

Kjo tarifë e vendosur në mënyrë arbitrare nëpërmjet krimit të organizuar trepolar ndërtues/administrator/bashki/vkm në shkelje të plotë të kodit civil dhe ligjeve për administrimin dhe asamblenë e pallatit.

Më konkretisht, 15 vjet x 12 muaj x 120€/muaji = 21,600€ për familje x 30 familje/pallati = 648,000€. 

Por nuk mbaron me kaq! Shifrat marramendëse të skemës së grabitjes së pushteteve dhe ndërtuesve me administratorët e tyre që nuk ofrojnë asnjë shërbim komuniteteve përveçse vjedhin pa pushim familjet shqiptare.

Për të detyruar banorët të paguajnë "i prishin/fikin" ashensoret mundësisht çdo muaj në mënyrë që të detyrohen banorët të paguajnë gjobat e kërcënimit të përbashkët pushtet qendror, vendor/privat.

Shtojmë problemet me ujin, taracën, antenën, gjelbërimin, katet shtesë mbi taracat aktuale me rrezik të lartë për sigurinë, qëndrueshmërinë e pallatit, dëmtim të kolonave, themeleve duke i rënduar me peshë shtesë të pallogaritshme.

Vazhdojmë me depon, derën e jashtme, tendën, thyerjen e xhamit të ballkonit dhe sorrollatjet me polici, prokurori, gjykata shkojnë 1-2milion € dëm vetëm ndaj familjes sime në këtë 15 vjeçar duke llogaritur edhe dëmin psiko-emocional për shkelje, kërcënim, përdhosje, shkatërrim pronës private me dëshmitar policinë bashkiake dhe të shtetit.

Dëmi shkon deri në 15 milion € ndaj shtetit për moslidhje kontrate me ujësjellsin, për pallatet, hotelet që keni në administrim në zonën e plazhit dhe dëm 5 - 10 milion € shkaktuar komunitetit që banon në pallatin ndërtuar nga firma ndërtuese e V. D. dhe në administrim të cubave të plazhit si D. M. Shumëzojeni me tridhjetë vjet, shtoni parametrat e dëmit në ekonomi, mjedis dhe nxirrni shifrat në komentet sipas varianteve tuaja.

Shënim i redaksisë: Autorja flet për një pallat në qytetin e Durrësit por ngaqë kjo çështje është e kudondodhshme dhe prek më shumë kryeqytetin iu drejtuam kryetarit të metropolit.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA