Dialog mes çiftit që shënjestroi klasën politike me hetim, gjykim, dënim
Burgu nuk është gjithmonë zgjidhja. Salikmonedlulushi shpk duhet të justifikojnë vitet që vodhën dhe hëngrën. Burgu është fundi i tmerrit, por ne duam që Tmerri i tyre mos të ketë fund. Ky është ferri i tyre mbi tokë. Duhen të gjallë e jashtë burgut, të tmerruar, të dridhen 24/7 me pasigurinë se çdo i presi e nesërmja që të ecin gjërat siç duhet.
SHJ
08/02/2021 - 16:58
Kaluan vite dhe asgjë nuk shoh. I përvishem Atij, - hë pra, ku e ke drejtësinë, o i uruar?
Z - Rri për kokën tënde se s`merr vesh ti nga këto punë.
M - si ore s`marr vesh, sikur ma dhe ti e nuk e bëra...
Z- Rri se e di unë ç`bëj. Pse të lodhesh duke bërë punën e tjetrit o Gent? Salikmonedlulushi shpk e bënë mutin mullar le ta pastrojnë, ti mos u bëj pis se të kam me kimet.
M - ti me kimet të më kesh, por ç`hall ke ti, unë dua të lodhem..
Z - Nuk je për t`u lodhur ti, por për merak të kam krijuar, akoma s`e ke kuptuar?
M - Ohuuu unë them dua t`ua lëroj fenë, nënën që i ka pjellë, ti më thua, lëre se do e vetpastrojnë halen siç e bënë. Tani që e rimendoj s`e ke keq, por pritja qënka më keq sesa të punosh.
Z - rri o e uruar, ata janë mësuar me punë vullnetare; le të kujtojnë alter egon e tyre dhe t`i thërrasin kaplloqes me punë të detyrueshme duke ia futur vetes dhe njëri-tjetrit sërish edhe në sistemin e tyre.
M - po unë, ç`të bëj sipas teje, ëëë?
Z - ti rri aty tall leshtë me ta e mos ta nijë faree.
M - unë dua të kontriboj, të bëj drejtësi ti fus në burg me sekuestro, konfiskim.
Z - ke ngatërruar pllakën sistem Gent. Tani, Ti si person nuk mund të bësh asgjë nga këto, i bëjnë strukturat e ngritura nga e para.
M - ore mos loz me mua, atë po them edhe unë!
Z - po mirë moj, si do i bësh? Ke buxhet zotrote t`i bësh vetë?
M – s`kam.
Z - ahaa, s`ke. Vullnetarë ke të punojnë për atdheun?
M - As nga ata s`kam. Vullnetarët e kombit, shqiptarizmit vdiqën në 85-ën.
Z - Gent, ke ti ndjekës të arsimuar, me përvojë, të pastër dhe atdhetarë të punojnë pa frikë e tundim?
M – S`kam, askush nuk më ndjek. Mos tall leshtë, s`ka lezet.
Z - Atëherë o Gent, pse më lodh me kërkesat e tua idiote, ëë?
M - U lodhe zotrote nga dëshira ime e pastër për drejtësi me ndëshkim të Trinitetit të Artë, Burg, Sekuestro, Konfiskim? Nuk qënke dhe aq i plotfuqishëm dhe hyjnor sa të predikojnë çirakët mbi tokë.
Z - Gent, na i ke bërë kazan rakie me këtë Trinitetin e Artë. Aman, mjaft! Gjërat e mira bëhen me radhë e përparësi. Nuk të pritet, por s`kam ç`bëj. Lulja të çeli nuk i mjafton vetëm dheu, uji, drita, por edhe stina që të lulëzojë. Proçesi ka kohën e vetë, ti e padurueshmja bëj seminare manaxhim-padurimi që mos më çash dërrasat kaq shpesh.
M - tani më acarove! E kupton se ata, salikmonedlulush shpk po bëjnë pallë dhe vazhdojnë të tallin leshtë me ne për tre dekada?
Z - Burgu nuk është gjithmonë zgjidhja. Salikmonedlulushi shpk duhet të justifikojnë vitet që vodhën dhe hëngrën. Burgu është fundi i tmerrit, por ne duam që Tmerri i tyre mos të ketë fund. Ky është ferri i tyre mbi tokë. Duhen të gjallë e jashtë burgut, të tmerruar, të dridhen 24/7 me pasigurinë se çdo i presi e nesërmja që të ecin gjërat siç duhet. Pse të lodhesh ti për atë që duhej të kishin bërë ata që në 90-ën?
M - Po hë pra, kur? Më lër mua t`ua rregulloj një herë e mirë.
Z - prapë ti, oh, Zot i vetvetes, kjo nuk nxë! E kupton ti Gent, se ankthi, frika, pasiguria i bën më të efektshëm për t`ia futur vetes dhe njëri-tjetrit deri sa të futet treni në shinat që shkatërruan?!
M - po unë ç`të bëj? Më lër të paktën të bëj trasenë!
Z - Nuk je për atë punë ti, argëtohu, tallu, telendisi, analizo, denoncoi, kundërshtoi se kjo i çmend më shumë se gjithçka.
M - dua të punoj, kontriboj!
Z - Puna s`është për Ne, lëri ata që i prishën t`i bëjnë sërish. Ky është ndëshkimi i tyre në këtë jetë.
M - mesa shoh po afron dita që do gajasemi me ta. Prangat do të kërcasin së shpejti.
Z - hë pra, fillo të shohësh përtej asaj që të tregojnë, shfaqin, flasin. Kjo është Genta që kam krijuar!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 74 reads



