...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gazeta “Dita” keqdijëson popullin me autorë që i “zgjidhin” problemet botërore me qeveri botërore!

Dëftues është fakti se gazeta “Dita”, e cila më mirë të quhësh gazeta “Nata”, në kohë pandemish, ndërsa çensuron studimet të cilët janë të vyer meqë institucionet shtetërore nuk realizojnë studime, përdor autorë për të na zgjidhur krizën e pandemisë

SHJ

25/03/2020 - 15:05

Dëftues është fakti se gazeta “Dita”, e cila më mirë të quhësh gazeta “Nata”, në kohë pandemish, ndërsa çensuron studimet të cilët janë të vyer meqë institucionet shtetërore nuk realizojnë studime, përdor autorë që publikohen nga shtypi ndërkombëtar, si në këtë rast, nga FT, për të na zgjidhur krizën e pandemisë. Dëftues është gjithashtu fakti se autorë të tillë mashtrojnë dhe popujt meqë aftësia kuptimore e realitetit ku jetojnë mungon. Ja ç`citon autori pasi keqparaqet realitetin përmes “zgjidhjes” së parë:

Zgjedhja e dytë e rëndësishme është konfrontimi mes izolimit nacionalist dhe solidaritetit botëror. Si pandemia ashtu dhe kriza ekonomike pasuese janë probleme globale. Ato mund të zgjidhen efektivisht vetëm nëpërmjet bashkëpunimit botëror. Fillimisht, në mënyrë që të shkatërrojmë virusin ne duhet të ndajmë informacion në rang global. Ky është avantazhi i madh i njerëzve kundrejt viruseve.

Së pari, “izolimin nacionalit” po e përdorin elitat neoliberale pjesë e të cilave janë dhe e “majta” globaliste, në të cilën bën pjesë dhe gazeta “Dita” dhe pronari i saj...si duket ka biznese jashtë vendit! Së dyti, nuk është vërtetë se ne përballemi me “izolimin nacionalist” siç na e paraqet autori, në njërën anë, dhe “solidaritetin botëror”, në anën tjetër, pjesë e të cilit pretendon të jetë dhe vetë autori: sepse pavarësisht se ka prirje kundërglobaliste si në rastin e Trampit, vështirë se mund të izolohet USA. Së treti, kur thotë se “si pandemia ashtu dhe kriza ekonomike janë probleme globale” dhe si të tilla, “mund zgjidhen efektivisht nëpërmjet bashkëpunimit botëror, duke ndarë informacionin në rang global”...mes qeverive! Thuajse të njëjtën qasje përdor dhe për shpërndarjen e pajisjeve mjekësore, mjekëve etj., duke përfunduar me argumentin se

“Një nevojë tjetër është arritja e një marrëveshjeje globale në udhëtim. Pezullimi i të gjithë udhëtimeve ndërkombëtare do të shkaktojë vështirësi të tmerrshme, dhe frenojë luftën kundër korona virusit. Fatkeqësisht, shtetet aktuale vështirë se praktikojnë ndonjë nga të mësipërmet.”

Në fakt, e kundërta është e vërtetë: se udhëtimet ajrore janë një ndër shkaqet kryesore të ndotjes së planetit. Por le ta lëmë mënjanë këtë argument, dhe le të shqyrtojmë argumentin e dytë të autorit, se shtetet aktuale vështirë se…edhe në këtë rast, e kundërta është e vërtetë: shumica e shteteve lejon udhëtimin e të ashtuquajturve “shkencëtarë”. Por le ta lëmë edhe këtë fakt mënjanë: aktualisht të dhënat për të cilat flet autori po ndahen në kohë reale nga një kënd i globit në tjetrin. Pse duhet të udhëtojnë “shkencëtarët”?

Pas këtyre shtrembërimeve, hop, nxori dhe kokën e qëllimit të tij: se është paralizuar komuniteti ndërkombëtar, i cili, sipas tij, duhet të organizojë punën kundër pandemisë:

Një paralizë kolektive ka kapluar komunitetin internacional. Duket sikur nuk ka asnjë të rritur të pranishëm në dhomë. Pritëm me javë që të shikonim një mbledhje emergjente të kokave drejtuese të botës për të arritur në një plan të përbashkët veprimi. Liderat e G7 ja dolën të organizonin një videokonferencë vetëm këtë javë, dhe nuk rezultoi në një plan të tillë.

Ndaj, nuk ia vlen të shqyrtohet çdo argument i autorit sepse qasja e tij nuk është shkencore: nëse do të ishte shkencor do ta kishte filluar nga detyrat e qeverive kombëtare dhe jo nga detyra e qeverisë mbikombëtare; do të kishte kuptuar shkaqet e pandemive dhe do të kishte këshilluar masa tërësisht të tjera…por kështu është kur gjykon nga realiteti të cilin krijuan qeveritë, kryesisht nga padija dhe nga natyra e globalizmit neoliberal: ai i ka bërë shtetet të ndërvarur dhe për pasojë e kanë të vështirë edhe nëse kanë dije për efektet e epidemive, të mos marrin masa për parandalimin e tyre! 

Këtu mund të lexohet Opinioni i autorit nga profanët! 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA