...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Hilli ‘pendohet’ për pavarësinë e Kosovës

Shumë veta në Serbi flasin – hajt se kjo është punë e kryeme, Kosova është e pavarur, duhet të mendoni për ardhmërinë. Kisha dashur të jetë ashtu, por mendoj se çështja është më e komplikuar se kaq

Adil Fetahu

12/10/2023 - 17:21

Duke marrë pjesë dhe diskutua sot në një mbledhje të ‘’Forumit të Beogradit për Siguri’’, ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kristofer Hill, ndër mantrat e tjera diplomatike, deklaroi: ’’Shumë veta në Serbi flasin – hajt se kjo është punë e kryeme, Kosova është e pavarur, duhet të mendoni për ardhmërinë. Kisha dashur të jetë ashtu, por mendoj se çështja është më e komplikuar se kaq. (...) Jam përpjekur ta harroj Rambujenë, ku isha i përfshirë, por situata ka ndryshuar prej atëherë deri më sot, për sa i përket vëmendjes ndërkombëtare që po i kushtohet situatës në Ballkan. (...) Ardhja e emisarëve ndërkombëtarë që pritet këto ditë, tregon rëndësinë e përpjekjeve që po bëhen për ta zgjidhur situatën në Kosovë’’,- ka thënë Hill.

Po duket se Hilli dalëngadalë po ‘’aklimatizohet’ në klimën e mentalitetit dhe të politikës serbe. E Serbia ka ‘kapacitet, përvojë dhe resurse të volitshme’’ për ta arritur këtë!   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA