Ja pse Meta i dha nënshtetësinë shqiptare Janullatosit: sepse e kërkoi Koxias në Kretë
Po sipas agjencisë ANA-MPA, Ministri i Jashtëm grek e kishte shtruar çështjen e nënshtetësisë së kryepeshkopit edhe gjatë takimit të Kretës muajin e kaluar
Dita
26/12/2017 - 13:43
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos, i ka shprehur homologut të tij shqiptar, Ilir Meta, falënderimet e tij për dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas.
Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, Pavlopulos ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Meta, të martën.
Zoti Pavlopulos vuri në dukje se “kjo iniciativë e Presidentit shqiptar përbën veç të tjerash, një hap të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të mëtejshëm esencial të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë”.
Po sipas agjencisë ANA-MPA, Ministri i Jashtëm grek e kishte shtruar çështjen e nënshtetësisë së kryepeshkopit edhe gjatë takimit të Kretës muajin e kaluar, me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati, raporton Robert Goro, gazetari i Ora News në Greqi.
Kryediplomati grek ishte edhe i pari që përshëndeti të dielën dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit, duke e komentuar si një “masë e njohjes së veprës thellësisht humanitare (të kryepeshkopi) dhe të forcimit të besimit ndërmjet dy popujve tanë”.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 173 reads



